Flash

Nga fushat e Italisë në manastiret e Tajlandës: historia e Lidin, suedezit që tani është bërë murg budist

Lapsi.al 18 April 2024
Nga fushat e Italisë në manastiret e Tajlandës: historia e Lidin,
Në Itali ai veshi fanellat e Bolonjës nën 19 vjeç, Paganese dhe Pizës, duke fituar ngjitjen në Serie B në sezonin 2018/2019. Bëhet fjalë për mesfushorin suedez Kevin Lidin. Ai vari këpucët në gozhdë një vit e gjysmë më parë për të nisur një rrugë të pamenduar si murg budist në Tajlandë.

KEVIN LIDIN I KTHYER NË MURG BUDIST

Një mesfushor me përgatitje teknike, për të cilin u fol shumë mirë kur u ble nga Pisa në verën e vitit 2017. Më pas një periudhë e shkurtër te Bologna nën 19 vjeç dhe rikthimi në Toskanë ku me bluezinjtë fitoi playoff-in si lojtar mbështetës (ai luajti vetëm 5' në atë sezon) për t'u ngjitur në Serie B në vitin 2019. Pastaj, pas një sezoni në huazim te Paganese ku grumbulloi 63' në total, në janar 2020 Pisa i zgjidhi kontratën dhe Lidin u kthye në vendlindje. Pa shumë fat, sepse dëmtimet e ndryshme e detyruan të tërhiqej nga futbolli në janar 2023, në moshën vetëm 24-vjeçare. Që nga ai moment, ai vendosi të ndryshojë rrënjësisht jetën e tij duke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke bërë një mënyrë jetese të rregullt. Ai u zhvendos në Tajlandë ku fillimisht punoi si mësues yoga dhe, më pas, ndërmori një rrugë shpirtërore në një manastir budist.

MOTIVI I NDRYSHIMIT

Në një postim në Instagram ai shpjegoi arsyet e kësaj zgjedhjeje: "Në vitin 2021 karriera ime si futbollist profesionist përfundoi për shkak të dëmtimeve. Fillova të pyes veten se çfarë është lumturia dhe cili është qëllimi i jetës. Shumica e njerëzve nuk do ta pyesin kurrë veten për këtë. Sidomos ata që besojnë se të qenit të lirë financiarisht ose të famshëm do t'i bëjë ata të lumtur. Pasi studiova shkencën e lumturisë, u bëra murg e praktikoj jogën, gjeta përgjigjen se cfarë është lumturia. Mësova si ta arrij e ta ruaj. Nuk duhet shumë për të qenë të lumtur, por kërkon zakone të mira dhe disiplinë. Është e arritshme për këdo dhe mund të bëhet kudo". Tashmë promocioni me Pizën, foton e së cilës Lidin e mban të fiksuar në Instagram, është një kujtim i largët.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI