Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Guardiola ironizon Real Madrid: "I përgëzoj për aftësinë e tyre mbrojtëse"

Lapsi.al 18 April 2024
Guardiola ironizon Real Madrid: "I përgëzoj për
Tekniku i Manchester City, Pep Guardiola, nuk e ka fshehur zhgënjimin e madh për daljen e ekipit të tij në çerekfinalen e Champions League. Spanjolli u shpreh kështu në konferencën për shtyp, pas humbjes ndaj Real Madrid: “Unë e përgëzoj Real Madrid për aftësinë e tyre për t'u mbrojtur dhe rezistuar deri në fund. Ata bënë një shumë mirë dhe nuk ia arritëm qëllimit për detajet e fundit”. "Mendoj se tre ndeshjet kundër Real që kemi luajtur këtu, i kemi luajtur shumë mirë. Në Bernabeu nuk luajtëm njësoj dhe si trajner mund t'u kërkoj lojtarëve të mi vetëm të bëjnë këtë," shtoi trajneri katalanas. Lexo më tejVideo/ Real Madrid 'grabit' Etihad e shkon në gjysëmfinale: City dominoi, por del jashtë me penallti "Ne provuam gjithçka, nuk jam penduar – vazhdoi Guardiola -. Ne trajnerët gjithmonë përpiqemi të krijojmë më shumë dhe të pësojmë më pak në çdo ndeshje, sepse kjo të ndihmon të fitosh. Ne bëmë gjithçka, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ata bënë një gol të bukur dhe dy ose tre tranzicione ofensive, por është normale në këtë nivel duke pasur parasysh cilësinë që ata kanë. Ne luajtëm një ndeshje të jashtëzakonshme në çdo aspekt, në çdo repart, për fat të keq nuk fituam, kjo është e gjitha".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI