Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Manchester City në Etihad, trofetë në Tiranë: presidenti i FSHF-së Duka prezanton Akademinë Citizens

Lapsi.al 17 April 2024
Manchester City në Etihad, trofetë në Tiranë: presidenti i

Në kohën kur Manchester City bëhet gati të zbresë në fushë në Etihad për ndeshjen e Champions me Real Madrid, trofetë e klubit elitar anglez të fituara në sezonin e kaluar janë prezantuar në Tiranë (Premier League, Champions League, FA Cup, UEFA Super Cup dhe FIFA Club Ëorld Cup): “Manchester City në Tiranë ka sjellë pesë kupa dhe është një lajm i bukur - the presidenti i FSHF-së Armand Duka -. Kupat unë i shoh si dëshmi të një projekti, të një pune shumëvjeçare të një prej klubeve më të mëdha në botë. Në prag të finales së Champions League vitin e kaluar në Stamboll, CEO i Manchester City tha se në futboll rëndom thuhet që duhet të kesh talent, fat dhe duhet të punosh. Rasti i Manchester City është punë, punë dhe vetëm punë".

AKADEMIA DYRRAH CITY

Një event i organizuar nga “Dyrrah City Football Academy” në bashkëpunim me Manchester City FC, por edhe me mbështetjen e FSHF-së, që do të ndërtojnë në qytetin e Durrësit një nga kampuset sportive më të mira në Shqipëri: "Pjesë e këtij projekti tentojmë të bëhemi edhe ne, për të mësuar nga ato se çfarë ka bërë Manchester City, për t’i implementuar në Tiranë, nëpërmjet trajnimeve dhe duke shfrytëzuar eksperiencën që Manchester City ka".

"Kryeministri i vendit, të cilin dua ta falënderoj për mbështetjen e këtij projekti, më ka thënë që është një nga projektet më të mira të sportit - vazhdoi Duka -. Në fakt mbahet si akademi nga më të mirat sot, të paktën nga pikëpamja arkitektonike ajo e ndërtuar së fundmi në Firence nga Casamonti por Kryeministri më ka thënë që kjo do të jetë më e bukur dhe unë uroj që të jetë më e bukur".

LIGJI I SPONSORIZIMIT

Gjatë fjalës përshëndetëse në këtë event, Presidenti Duka tha se suksesi i Manchester City është dëshmi e një pune shumëvjeçare. Kreu i qeverisë shqiptare të futbollit falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që do të bëjnë të mundur realizimin e projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit të Manchester City në Durrës dhe shtoi se zhvillimi i futbollit të fëmijëve është një prioritet i FSHF-së.

Lexo më tejVideo/ Rhodes e Smith sjellin metodat e Manchester City: trajnim e demonstrim në fushë

Gjithashtu, Presidenti Duka bëri thirrje edhe njëherë për ligjin e sponsorizimit, që ende nuk është aplikuar në vendin tonë. "Ne kemi vërtetë shumë detyrime për fëmijët tanë dhe një nga ato është edhe sporti. Ne i dimë benefitet që ka sporti: shëndetësore, edukative por edhe ekonomike. Futbolli sot e ka jetike ligjin e sponsorizimit, në fakt tashmë të premtuar nga Kryeministri dhe unë jam i sigurt që ky ligj nuk do të jetë një kosto për buxhetin e shtetit, por është një investim që ka rikthim të sigurt në një afat pesë vjeçar".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI