Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Video/ Autobusi i Barcelonës goditet me gurë nga tifozët e tij: e ngatërruan me atë të PSG

Lapsi.al 17 April 2024
Video/ Autobusi i Barcelonës goditet me gurë nga tifozët e tij: e
Asgjë nuk shkoi mirë në Montjuic, Barcelona u eliminua nga PSG por befasitë nisën që para ndeshjes. Në fakt, gafa e tifozëve të Barcelonës pak çaste para ndeshjes së kthimit çerekfinale të Champions League kundër Paris Saint-Germain ishte sensacionale. Ata ngatërruan autobusin e ekipit të tyre me atë të francezëve duke hedhur gjithçka mundën mbi të. Tensioni mund të luajë shaka të mëdha. E me adrenalinën në majë, rreziku për të kryer budallallëqe është maksimal. Ajo e tifozëve katalanas ishte tragji-komike, groteske: domethënë kur realiteti tejkalon çdo trillim kinematografik dhe është shumë më efektiv. Lexo më tej: Video/ Barcelona shembet me 10 lojtarë, Psg në gjysmëfinale: poker i Dortmund, përmbyset Atletico Si ishte e mundur të ndodhte diçka e tillë? Konfuzioni u krijua kur, me të dëgjuar lajmin e mbërritjes së autobusit, u ndezën aq shumë pishtarë sa u krijua një re tymi aq e trashë sa dukshmëria ishte pothuajse zero. Kjo është arsyeja pse kur automjeti që mbante katalanasit dhe stafin e tyre mbërriti në zonën ngjitur me stadiumin u shënjestrua me fishekzjarre, raketa piroteknike dhe lloje të ndryshme objektesh. Refrenet e pashmangshme tallëse dhe intimiduese ishin gjithashtu pjesë e kompletit të aksesorëve të 'çmendurisë së kthjellët'. Sa keq, megjithatë, që ishin lojtarët e Barcelonës që e pësuan dhe jo ata të Paris Saint-Germain.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI