Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Në Etihad asnjë fitore për Real Madrid, Guardiola: "Dua një City të uritur, me Blancos asnjëherë ndeshje njësoj"

Lapsi.al 16 April 2024
Në Etihad asnjë fitore për Real Madrid, Guardiola: "Dua

"Duhet ta ndiejmë këtë presion. Nëse fokusohemi te fitorja e vitit të kaluar, nuk do të kemi atë shtytje shtesë që na nevojitet. Duhet të jemi të uritur për të konkurruar në këto ndeshje, duhet të sjellim energjinë e duhur dhe kemi nevojë për tifozët tanë. Ndonjëherë do të duhet të vuajmë sepse është e pamundur të dominojmë në 90 minuta. Jemi përgatitur për të luajtur në nivelin më të lartë". Kështu është shprehur Pep Guardiola, tekniku i Manchester City, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së dytë të Champions League kundër Real Madrid. "Nuk ekzistojnë dy ndeshje të njëjta, ata kanë mësuar (nga sezoni i kaluar), ne kemi mësuar... do të përpiqemi të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Kjo është ëndrra dhe ajo që duam të arrijmë", shtoi ai.

KATALANASI GUARDIOLA

Guardiola gjithashtu nuk e fsheh faktin se për të, një katalanas, përballja me Real Madrid ka gjithmonë një kuptim të veçantë. “Gjithmonë ka qenë kështu dhe kështu do të jetë gjithmonë – tha ai –. Është Real Madrid dhe në këtë kompeticion është gjithmonë një ndeshje e rëndësishme. Është e veçantë për mua. Sigurisht që është. Por jo, nuk kam frikë prej tyre. Por unë i respektoj shumë”. E pastaj "ka rivalitet. Dëshiron t'i mundësh dhe të bësh mirë, herë fiton e herë humbet".

Lexo më tejPrapaskena/ Real Madrid përdori çdo truk për të ndaluar City: nga çatia te lartësia e barit

Guardiola, ndër të tjera, beson shumë edhe në kontributin e tifozëve vendas: "Mendoj se njerëzit në shtëpi do të na ndihmojnë. Na duhet shumë zhurmë nga prania e tyre, sidomos në momente të këqija sepse janë 90 minuta dhe ka momente në të cilat do vuajmë".

EFEKTI BELLINGHAM

Ardhja e Jude Bellingham ka pasur një ndikim të dukshëm në lojën sulmuese të Real Madrid, njohu Guardiola: "Nuk është gjithmonë e lehtë të ambjentohesh kaq shpejt, por që nga fillimi kontributi i tij ka qenë i madh për sa i përket golave. Në moshën e tij mund të përballojë presionin pa probleme. Mendoj se ai ka një mentalitet të mirë dhe është një lojtar i jashtëzakonshëm. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ta kontrolluar".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI