Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Juventus bënte plane, Palmeiras e prezantoi: Felipe Anderson ikën nga Lazio e befason bardhezinjtë

Lapsi.al 16 April 2024
Juventus bënte plane, Palmeiras e prezantoi: Felipe Anderson ikën nga
Pas Luis Albertos, Lazio humbet një tjetër pjesë të rëndësishme. Në profilin e tij në Instagram, Felipe Anderson njoftoi lamtumirën e tij nga bardhekaltrit, duke shpjeguar se nuk kishte arritur një marrëveshje për rinovimin. Braziliani, kontrata e të cilit skadon në fund të qershorit, ishte në shënjestër të Juventus, por preferoi të kthehej në shtëpi për të luajtur në Brazil, ku Palmeiras tashmë ka njoftuar blerjen e tij. “Në respekt të Lazio dhe të gjithë njerëzve të tij që më kanë mbështetur gjithmonë, ju informoj se nuk kam arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin. E për këtë arsye do të ndjek një rrugë tjetër sezonin e ardhshëm. Gjithmonë kam treguar me vepra profesionalizmin tim dhe angazhimin tim ndaj Lazio, ndaj ju siguroj se do të vazhdoj të përkushtohem deri në ditën e fundit të kontratës sime për të nderuar këtë fanellë. Faleminderit për gjithçka!". Lexo më tejJuventus nis kursimet në kurriz të Lacios: me parametër zero vjen Felipe Anderson Felipe Anderson do të kthehet kështu në shtëpi pasi ka pranuar propozimin e Palmeiras. Ai madje kishte refuzuar edhe një tjetër ofertë nga Brazili. Asgjë për të bërë për Juventus, që e kishte ndjekur me shumë vëmendje javët e fundit dhe ishte përpjekur ta bindte të vishej bardhezi.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI