Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Video/ Shikoni sherrin absurd: Palmer, Jackson e Madueke grinden për penalltinë, tërbohet Pochettino

Lapsi.al 16 April 2024
Video/ Shikoni sherrin absurd: Palmer, Jackson e Madueke grinden për
Në Chelsea-Everton më shumë se gjashtë golat e londinezëve e katër nga Cole Palmer, tërhoqi vëmendjen një tjetër episod. Autori i pokerit, 21 vjeçari Palmer, Nicklas Jackson dhe Madueke u përplasën keq me njëri-tjetrin për të goditur penalltinë. Në fund të ndeshjes, Pochettino përdori grushtin e hekurt ndaj lojtarëve të tij.

SHERR MES LOJTARËVE TË CHELSEA PËR TOPIN

Chelsea e dominoi Everton në Premier League, duke e mposhtur 6-0, falë, mbi të gjitha, Cole Palmer. 21 vjeçari shënoi një poker që e çoi atë në krye të golashënuesve së bashku me Haaland. Goli i katërt i yllit anglez erdhi nga një penallti, por ishte një mollë sherri mes Blues. Pasi arbitri fishkëlliu një penallti për goditjen me bërryl ndaj Madueke, filloi debati se kush duhet ta merrte topin dhe të ekzekutonte penalltinë. Dy të parët që debatuan ishin Madueke dhe Nicklas Jackson, që pastaj u ndanë nga Thiago Silva i cili i dha të drejtë sulmuesit që kishte fituar penalltinë. Por më pas erdhi Palmer dhe i mori topin Madueke me ndërmjetësimin e kapitenit të Chelsea Gallagher. Jackson gjithashtu pretendonte penalltinë, por u shtyhet larg nga Palmer. Në fund ishte anglezi ai që fitoi të drejtën e penalltisë, duke mposhtur Pickford për herë të katërt.

POCHETTINO, ME DORË TË HEKURT

Në konferencën për shtyp, tekniku i Chelsea, Mauricio Pochettino u zemërua për atë që ndodhi mes lojtarëve të tij dhe tha: "Lojtarët, stafi stërvitor dhe klubi e dinë që ekzekutuesi i penalltisë është Cole Palmer. Gjithçka që ka ndodhur është një turp. Unë jam shumë i zhgënjyer nga kjo situatë. Ne folëm për atë që ndodhi në dhomën e zhveshjes, për imazhin që dhamë në të gjithë vendin dhe ne nuk mund të japim këtë lloj imazhi. Është për të ardhur keq dhe dua të kërkoj falje me adhuruesit e futbollit dhe me tifozët tanë, sepse është e papranueshme". "Disiplina është gjëja më e rëndësishme në një ekip - vazhdoi Pochettino -. Për këto lloj situatash Lojtarët e rinj duhet ta kenë të qartë se janë një aset shumë i rëndësishëm për klubin, por në të njëjtën kohë duhet të japin maksimumin për ekipin. Ata duhet të mësojnë se janë te Chelsea dhe se kërkesa është maksimale. Atëherë do të mund të kthejmë fletë”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI