Flash

Inter, Curva Nord përgatitet për festën e madhe: ja plani për paradën zikaltër

Lapsi.al 15 April 2024
Inter, Curva Nord përgatitet për festën e madhe: ja plani

Curva Nord Milano është gati të festojë kampionatin e njëzetë të Inter. Sektori ultras i organizuar i tifozëve zikaltër, pasi ka arritur marrëveshje me autoritetet vendase, ka lëshuar një deklaratë me programin e plotë të festimeve për arritjen e yllit të dytë. Ndër të tjera, aty përfshihet edhe një grumbullim në qendër të qytetit, sapo të jetë arritur aritmetika, një “kalim nderi” për skuadrën pranë San Siros, me rastin e Inter-Torino dhe në fund një “paradë zikaltër” më 6 qershor, me kampionatin të mbyllur.

KOMUNIKATA ME PROGRAMIN E EVENTEVE

“Pas të gjitha lajmeve paraprake të raportuara nga shtypi ditët e fundit, të cilat tashmë i kanë dhënë një shikueshmëri të madhe disa prej ngjarjeve të planifikuara, ne kemi kënaqësinë të shpallim zyrtarisht datat dhe oraret e festimeve të fund-sezonit, të cilat janë shtuar në numër, dhe vendndodhjen, për t'i dhënë theksin e duhur rëndësisë së titujve të fituar dhe mbi të gjitha arritjes së yllit të dytë.

Nga respekti për institucionet dhe drejtuesit që na lejuan të merrnim disa lokacione unike, ne pritëm me përkushtim njoftimin zyrtar përpara se të komunikonim sa vijon.

Me rastin e arritjes matematikore të titullit (qoftë në derbi apo në ndeshjet e mëpasshme) pika e takimit për festimet në qytet do të jetë në Piazza Cairoli, nga ku do të niset një kortezh drejt Duomos.

Pavarësisht nëse titulli do të fitohet në derbi, festimet do të fillojnë (ose vazhdojnë) me rastin e Inter-Torino, me një 'Kalim nderi' para ndeshjes që do të zhvillohet përgjatë gjithë itinerarit të autobusit, duke nisur nga Piazzale Lotto dhe deri në Curva Nord (oraret e takimeve duhet të bien dakord dhe siç u përmend, pavarësisht nëse kampionati është fituar apo jo matematikisht).

Lexo më tejDerbi-titull drithërues: ekiston frika për incidente në Inter-Milan, nis plani i sigurisë së lartë

Me rastin e Inter-Lazio do të zhvillohet festa për dorëzimin e titullit, të cilën do ta mirëpresim me një koreografi që do të përfshijë të gjithë stadiumin në fillim të ndeshjes (ndalimi i shfaqjes së flamujve dhe koreografisë i vendosur pas bombave me letra në Inter-Juve është hequr së fundmi).

Pas përfundimit të kampionatit, festa do të vazhdojë më 6 qershor në orën 20:30, kur në qendër të qytetit do të zhvillohet ‘Parada e zikaltërve’ për të shpallur fillimin e festës së madhe finale (vendndodhja do të përcaktohet)”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI