Flash

I pushon zemra në fushë në Firence: 26 vjeçari Mattia Giani, humb jetën në spital

Lapsi.al 15 April 2024
I pushon zemra në fushë në Firence: 26 vjeçari Mattia
Një futbollist i Castelfiorentino, Mattia Giani, u transportua me kodin e kuq në spitalin në Careggi (Firence), pasi u shemb përtokë pa ndjenja të dielën pasdite rreth orës 15:00, teksa luante në fushën e stadiumit komunal të Campi Bisenzio në kampionatin Eccellenza, në ndeshjen kundër Lanciotto Campi. Djaloshi u godit nga një arrest i dyshuar kardiak dhe u rrëzua për tokë, duke humbur vetëdijen. Ndihma mjekësore nuk ka mundur t'i shpëtojë jetën 26 vjeçarit, që u nda nga jeta mëngjesin e sotëm. I pari që ndërhyri ishte një nga anëtarët e stafit të Castelfiorentino, i cili bëri me shepjtësi masazh kardiak. Sulmuesi, i lindur në Ponte a Egola, u asistua më pas nga mjekët e urgjencës që mbërritën në vend dhe e dërguan në poliklinikën e Firences. Nga sa u mësua, gjendja e 26-vjeçarit ishte mjaft e rëndë që në fillim. Giani ndodhej i shtruar me prognozë të rezervuar në reanimacionin e qendrës së traumës së poliklinikës Careggi, ku edhe ndërroi jetë. Infarkti ndodhi rreth 15 minuta para fillimit të ndeshjes, e cila u pezullua.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI