Flash

"Këtë ta heqësh nga pyetja". Shehi i kthehet keq moderatorit, Tetova merr dhuratën e ditëlindjes

Lapsi.al 14 April 2024
"Këtë ta heqësh nga pyetja". Shehi i kthehet keq

Orges Shehi nuk mund të jetë i kënaqur nga rezultati dhe performanca e Partizanit të tij, që u mposht 2-1 nga Egnatia. E megjithatë, tekniku nuk mund të pranojë se skuadra e tij u dominua nga kundërshtari, madje në këtë pikë iu kthye keq moderatorit: “Predominim nga Egnatia? Këtë ta heqësh sepse nuk na dominoi kundërshtari. Komplimente djemve, kemi bërë një pjësë të parë të mirë, edhe pse kemi marrë dy gola që mund t’i evitonim. Rastet i kishim edhe pse nuk i shfrytëzuam, për të mos përmendur edhe 2 golat që pësuam që bëmë “vetëvrasje”.

Tekniku 46 vjeçar, pa kërkuar alibi, sidoqoftë u mundua të shpjegojë përse nuk funksionoi: "Tani deri gjatë kësaj kohe kemi qenë të kryqëzuar, janë disa element që kërkojmë t’i fusim, për herë të parë ishte e gjithë skuadra e plotë, duke marrë edhe indicie nga disa individë të veçantë, duhet të vazhdojmë me këtë grindë dhe dëshirë, sidomos në pjesën e dytë", e mbylli Shehi.

Lexo më tej: Video/ Montenegro ligjëron vendin e parë me dygolësh: Egnatia thyen Partizanin e tregon 'muskujt'

TETOVA: "ISHTE SI FINAL FOUR"

“Ishte tamam si Final Four, e kisha përgatitur skuadrën për dy rezultatet, por kjo ishte ajo ndeshje që mungon një lojtar dhe vjen tjetri dhe bën maksimumin". Edlir Tetova projekton këtë fitore edhe në të ardhmen kur skuadrat të luajnë për titullin kampion në Final Four. Tekniku i rrogozhinasve, në ditën e ditëlindjes, mund të festojë një skuadër që është kthyer në pretendenten kryesore për kampionatin. E gjitha kjo, pavarësisht mungesave të rëndësishme: "Eksperienca e Xhemajlit dihet në mbrojtje, gabimet i ka me pikatore, Spahiu dihet pastaj tek pjesa lart, unë i kam të gjithë lojtarët shumë të rëndësishëm. Patjetër që kemi bërë gabime sidomos në 12 minutat e para, ndoshta vjen nga motivimi i tepërt dhe presioni i Partizanit ishte i mirë".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI