Flash

Juventus u ndal në derbi, Allegri: "Mbrëmje ters për Vlahovic. E ardhmja? Të arrijmë njëherë objektivin"

Lapsi.al 14 April 2024
Juventus u ndal në derbi, Allegri: "Mbrëmje ters për

Juventus nuk shkoi përtej barazimit 0-0 në derbin ndaj Torinos, duke mbetur pesë pikë larg vendit të dytë me një ndeshje më shumë. Kundër ekipit Granata, bardhezinjtë nuk mundën të krijonin raste të mëdha, duke konfirmuar një 2024 nën standardet e pjesës së parë të sezonit:  “Ishte një ndeshje e bukur – komentoi Allegri në fund të sfidës –. Patëm disa mundësi dhe disa situata në të cilat mund të kishim bërë më mirë teknikisht kundër një Torino të fortë. Normale që nëse nuk shfrytëzon të gjitha rastet pastaj bëhet e vështirë, sidomos kundër një skuadre si Torino që ka një mbrojtje të mirë. Djemtë duhet të qendrojnë të qetë, bëmë mirë dhe nuk pësuam asnjë gol”.

"Ne mund të kishim bërë më mirë në sulmin e thellësisë - vazhdoi Allegri për DAZN -. Vlahovic dhe Chiesa duhet të kishin luajtur më shumë në anë dhe pas mbrojtësve të tyre. Megjithatë, skuadra bëri mirë në pjesën e parë, por nuk është kurrë e lehtë kur luan kundër skuadrave që luajnë një kundër një. Sidoqoftë, nuk kemi kaluar ndonjë rrezik të madh”.

Lexo më tejVideo/ Vlahovic përplaset te shtylla, Lazaro humbi rastin e bujshëm në të 94': Torino e Juventus ndajnë pikët

Bardhezinjtë nuk po përjetojnë një moment të madh të formës: "Gjendja e lojtarëve si Rabiot dhe McKennie nuk është optimale. Ata po rriten dhe mendoj se do të kenë një mbyllje të shkëlqyer të sezonit. Në mesfushë mbetemi të sigurt sepse kemi lojtarë të tjerë me kualitet si Miretti dhe Alcaraz, por jo vetëm”.

MBRËMJA JO E VLAHOVIC

Mbrëmja e Vlahovic, megjithatë, ishte negative për shkak të dy rasteve të humbura nga afër: "Ka mbrëmje të tilla, ai ishte i pafat. Dusan është shumë i ri, ai është qendërsulmues i zonës së penalltisë dhe kur del dhe luan në hapësirë arrin të mbrojë topin. Fjalët e Elkann konfirmuan se sa mirë ka bërë Juventus në vitet e fundit. Ne kemi shumë lojtarë të rinj që kanë dalë nga NextGen. Baza është e mirë dhe shoqëria do të bëjë vlerësimet për vitin e ardhshëm. E ardhmja ime? Në fillim të arrijmë objektivin që është më e rëndësishmja sportivisht për ne, dhe ekonomikisht për klubin. Drejtimi i dhënë nga pronarët është i qartë, që të ketë vazhdimësi duke vlerësuar talentet”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI