Flash

Video/ Bayern Munich fiton e shtyn festën e Leverkusen: Dortmund ia del me 10 lojtarë, fiton edhe Leipzig

Lapsi.al 13 April 2024
Video/ Bayern Munich fiton e shtyn festën e Leverkusen: Dortmund ia del me

Në javën e 29 të Bundesligës, Bayern Munich iu rikthye suksesit, duke fituar 2-0 në shtëpi ndaj Koln. Golat e Guerreiro (65') dhe Muller (93') vendosën ndeshjen. Një fitore që shtyn festën e titullin për Leverkusen, edhe pse për fare pak. Borussia Dortmund gjithashtu bëri mirë, duke fituar 2-1 ndaj Mönchengladbach (pavarësisht mbi dyzet minuta inferioriteti numerik). Leipzig nuk pati asnjë problem për të mposhtur Wolfsburg 3-0. Mainz kaloi Hoffenheim 4-1, ndërsa përfundoi 1-1 mes Bochum dhe Heidenheim.

BAYERN SHTYN FESTËN E LEVERKUSEN

Bayern Munich i rikthehet suksesit, 2-0 në Allianz Arena ndaj Koln. Në pjesën e parë të lojës, bavarezët dominuan plotësisht. Pas një fillimi gradual, skuadra e Tuchel ndërtoi vazhdimisht aksione sulmuese, duke iu afruar herë pas here avantazhit. Menjëherë pas gjysmë ore, në minutën e 34', Kane flirtoi me epërsinë, por goditja e tij me të djathtën goditi shtyllën, me portierin të mundur. Fati i keq për vendasit u rikthye sërish në minutën e 43', këtë herë ishte Tel ai që goditi traversën nga jashtë zonës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Koln që arriti të rezistonte.

Lexo më tej: Video/ Adeyemi e Ryerson, Bayern shembet në Klassiker me Dortmund: Leverkusen një hap nga titulli

Në pjesën e dytë, Bayern vazhdoi të shtynte dhe pak pas një orë lojë arriti të thyejë bllokimin. Në minutën e 65', një goditje e përsosur me të majtën e Guerreiro, mposhti Schëabe në shtyllën e dytë. Në minutat e mbetura bavarezët administruan avantazhin, praktikisht pa rrezikuar asnjëherë barazimin. Në kohën shtesë, Thomas Muller e vendosi ndeshjen në kasafortë, me golin e dytë në minutën e 93' pas një gafe të dyfishtë të mbrojtjes kundërshtare. Bayern Munich fitoi 2-0 dhe ngjitet në 63 pikë, me titullin tashmë të ikur, por me vendin e dytë për të mbrojtur. Errësirë e plotë për Koln, i fundit me 22 pikë dhe -4 nga zona e play-out.

Bundesliga Germany

Bayern Munich 2-0 FC Cologne

Bochum 1-1 FC Heidenheim

Borussia Monchengladbach 1-2 Borussia Dortmund

Mainz 4-1 Hoffenheim

RB Leipzig 3-0 Wolfsburg

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI