Flash

Tetova akuzoi FSHF-në, Disiplina e lë pa mesfushorin Spahiu: gjoba spektakolare për klubet

Lapsi.al 13 April 2024
Tetova akuzoi FSHF-në, Disiplina e lë pa mesfushorin Spahiu: gjoba

Nuk ka dalë mirë ai duf i shfryrë nga tekniku Edlir Tetova në përfundim të ndeshjes Erzeni-Egnatia. Tekniku i rrogozhinasve akuzoi FSHF-në se nuk po garantonte mbrojtje për skuadrën e tij: “Jam pak i frikësuar se këtu çfarë nuk ndodhi. Unë nuk e kuptoj këtë lloj presioni çfarë është. Njerëz civilë, përderisa nuk ka kush të mbrojë, ndodhin këto gjëra”. Fjalët e teknikut, edhe ato në mbrojtje të lojtarit të tij Spahiu, i ndëshkuar me të kuqe, kanë rënë në vesh të shurdhër. Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në FSHF ka skualifikuar pikërisht shkodranin me 3 ndeshje.

Spahiu e pësoi "për provokim të spektatorëve" sipas asaj që lexohet në motivimin e dënimit. Në bazë të nenit 14/1/f të KDE, mesfushori është dënuar me 3 ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Skualifikim kanë marrë edhe futbollisti i Besës Perja, po 3 ndeshje, por për sjellje të dhunshme, ndërsa zyrtari i Besëlidhjes Ndoka duhjet të qendrojë jashtë stadiumeve për 4 ndeshje. Disiplina ka shpërndarë edhe gjoba spektakolare, ku më e larta është ajo për Erzenin, 300 mijë lekë, për sjelljen e gabuar të tifozëve dhe fyerje të lojtarëve kundërshtarë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

FK Erzeni e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke sjellë mungesë të rregullit dhe disiplinës në stadium, duke ofenduar dhe fyer lojtarët e ekipit kundërshtar. Në bazë të neneve 13/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

Lojtari i KF Egnatia, Sebastian Spahiu, e pëson për provokim të spektatorëve. Në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Tirana e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe përdorimin e mjeteve piroteknike. Në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KATEGORIA E PARË

KF Lushnja e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës. Në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i KF Besa, Skerdian Perja, e pëson për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë. Në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KS Besëlidhja, Xhulio Ndoka, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

KS Besëlidhja e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës. Në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI