Flash

John Elkann e letra për aksionerët: "Viti zero për Juventus, Giuntoli do të plazmojë të ardhmen"

Lapsi.al 11 April 2024
John Elkann e letra për aksionerët: "Viti zero për Juventus,

John Elkann, në letrën drejtuar aksionerëve të Exor, rezervon dy pasazhe thelbësore për Juventus, duke u fokusuar në momentin aktual dhe perspektivat e së ardhmes: "2023 përfaqësoi një vit tranzicioni. Nën bordin e ri të drejtorëve të kryesuar nga Gianluca Ferrero, vëmendja iu kushtua zgjidhjes së çështjeve me të cilat klubi po përballej me Drejtësinë Sportive, si në Itali ashtu edhe në Europë. Sezoni 2023/24 është pra viti Zero, në të cilin klubi po hedh themelet për rikthimin e tij, si brenda dhe jashtë fushës".

"Cristiano Giuntoli, i cili mbërriti në vitin 2023 dhe sapo u emërua 'Drejtori më i mirë sportiv i vitit' në Globe Soccer Awards për punën e tij me Napolin vitin e kaluar - thotë Elkann - do të ndihmojë në formimin e së ardhmes së Juventus. Skuadra synon të kthehet në Champions League dhe tashmë ka konfirmuar praninë e saj në Kupën e Botës FIFA të zgjeruar të Klubeve në verën e vitit 2025. Me një fokus më të madh te talentet e rinj të Next Gen (të cilët kanë dëshmuar vlerën e tyre këtë vit), Juventus synon të ndërtojë një strukturë të qëndrueshme kostosh në përputhje me rregulloret e reja të UEFA-s".

Lexo më tej: Tre gola të anuluar, mbrojtje që shënon e nuk pëson: Juventus blindon Champions në momentin e duhur

ZANAFILLA E 'DERI NË FUND'

Pastaj përmendja e njerëzve bardhezinj dhe motoja e klubit: "Nëse i njeh tifozët tanë, lojtarët tanë dhe shpirtin tonë, shprehja "deri në fund" nuk do t'ju tingëllojë e re. Ajo mishëron vendosmërinë e klubit për të vazhduar të luftojë dhe kapërcejë kundërshtitë, një bindje pikërisht e Edoardo Agnelli kur u emërua president më 24 korrik 1923”. "Që nga ai moment - përfundoi Elkann - filloi një histori shekullore dashurie mes familjeve bardhezi e familjes sime. Një lidhje që në vitin 2023 e festuam me breza tifozësh në Itali dhe në mbarë botën, të gjithë të bashkuar nga dashuria për Juventus. Forza Juve ".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI