Flash

Video/ Mbappé një hije: Barça hesht Parc des Princes, PSG ndalet nga shtyllat. Atletico thyen 2-1 Dortmund

Lapsi.al 10 April 2024
Video/ Mbappé një hije: Barça hesht Parc des Princes, PSG

Spektakël i një futbolli të madh në ndeshjet e para çerekfinale të së mërkurës në Champions League. Barcelona siguron një fitore impresionuese në Paris, 2-3 përballë PSG, në një ndeshje me përmbysje e kundërpërmbysje. Në ndeshjen tjetër, Atletico Madrid thyen 2-1 Borussia Dortmund, që kthehet në lojë 10 minuta nga fundi me golin e Haller.

PSG 2-3 BARCELLONA

Barcelona mundi PSG 3-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League dhe siguroi avantazhin e ndeshjes së parë, të rëndësishme përpara kthimit në shtëpi. Raphinha zhbllokoi një ndeshjen të shkëlqyer në Parc des Princes në minutën e 37’, por ishte në pjesën e dytë që sfida shpërtheu vërtetë. Vendasit u kthyen me golat e Dembélé dhe Vitinha në dy minuta të çmendura (48' dhe 51'), por miqtë nuk u dorëzuan. Barcelona gjeti sërish golin e barazimit,, edhe këtë herë me Raphinha (62'). Xavi iu gëzua madje edhe fitores, me golin me kokë të shënuar nga Christensen (77'). Francezët kanë keqardhjen e traversës së goditur me Barcola dhe shtyllën e Dembele. Në fund, Mbappe dhe Lewandowski mbetën jashtë listës së shënuesve, por gjithçka do të vendoset pas 6 ditësh te Montjuic.

Lexo më tejVideo/ 6 gola e spektakël në Bernabeu, Real e City lënë gjithçka për aktin II: Arsenal barazon 2-2 me Bayern

ATLETICO MADRID 2-1 BORUSSIA DORTMUND

Atletico Madrid triumfon në çerekfinalen e Champions kundër Borussia Dortmund, duke u imponuar 2-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Civitas Metropolitano. Colchoneros shfrytëzuan një pjesë të parë të konfuzionit total për verdhezinjtë, duke kaluar në avantazh me De Paul (4'). Spanjollët dyfishuan shifrat me Lino (32') dhe mund të kishin mbyllur edhe llogaritë. Në pjesën e dytë, Simeone zgjodhi të mbrohet, ndërsa gjermanët zotëruan fushën 66% kunddrejt 34% të vendasve. Dortmund rrezikoi në dy raste të pësonte kapitullimin, por pastaj ngushtuan diferencën duke shënuar me Haller (81'), pasi goditën dy herë traversën. Në ndeshjen e kthimit në Westfalenstadion, Atletico do të startojë me avantazhin minimal.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI