Flash

Miu në flamurin e Lazio, tifozët paguajnë gjobën për Gianluca Mancini: mblidhen 5.000 euro në 24 orë

Lapsi.al 10 April 2024
Miu në flamurin e Lazio, tifozët paguajnë gjobën për

Dashuria për një skuadër mund të shihet jo vetëm në ndeshjet e kampionatit apo kupës, por edhe jashtë fushës. Konfirmimi vjen direkt nga tifozët e Romës, të cilët kanë vendosur të kontribuojnë në pagesën e gjobës së vendosur për italo-brazilianin Gianluca Mancini. Mbrojtësi festoi gjatë derbit të kryeqytetit, me një flamur bardhekaltër me figurën e një miu në mes. Një gjest që çoi në ndërhyrjen e Gjykatësit federal, i cili vendosi një gjobë prej 5000 eurosh: e paguar tërësisht nga tifozeria verdhekuqe.

THIRRJA

“Shumë tifozë të Romës, ultras dhe më gjerë, kanë kërkuar të bëjnë diçka për gjobën prej 5000 eurosh që Gjykatësi sportiv vendosi për Mancini, për valëvitjen e flamurit me figurën e miut, në fundin e Roma-Lazio 1-0. Ne besojmë se derbi i Romës është edhe tallje e egër dhe ngacmim vulgar dhe për këtë, përtej gjykimit të palaçove moralistë, këtyre të fundit u themi vetëm një gjë: GJOBËN E MANCINI E PAGUAJMË NE!- shkruan përshkrimi i mbledhjes së fondeve të aktivizuara në platformën Go Fun Me -.

Lexo më tejVideo/ Mancini te tifozët me flamurin e Lazios me një mi, plas sherri pas derbit: "Nuk doja të ofendoja askënd"

"Kështu, si tregon titulli, tifozët e Romës që e shohin veten në atë që bëri Mancini, ftohen të paguajnë një donacion falas për të arritur shumën e mësipërme për të paguar gjobën. Nëse Mancini ynë nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të marrë shumën që do të mbledhim, e gjithë shuma do të jepet për bamirësi, siç është bërë në të kaluarën për maskat me logon e ASR (për ata që nuk e mbajnë mend, të gjitha të ardhurat u dhuruan për Bambin Gesù dhe për një tjetër shoqatë vullnetare sociale). Natyrisht, unë personalisht do t'ju mbaj të informuar për ecurinë dhe rezultatin e grumbullimit. ROMANIZMI DO TË TRIUMFOJNË MBI MORALIZMIN".

REZULTATI

E thënë e bërë e në më pak se njëzet e katër orë shuma e kërkuar u tejkalua në masë të madhe falë 612 donacioneve që bënë të mundur që të shkohej përtej 5000 eurove të kërkuara nga sistemi i drejtësisë sportive. Tani duhet pritur vendimi i mbrojtësit Gianluca Mancini dhe të zbulohet se çfarë destinacioni do të kenë fondet e mbledhura.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI