Flash

Xavi e Barcelona sfidojnë PSG e mikun Luis Enrique: "Ata favoritë, por mund të ëndërrojmë gjysmëfinalen"

Lapsi.al 9 April 2024
Xavi e Barcelona sfidojnë PSG e mikun Luis Enrique: "Ata
Xavi motivon Barcelonën përpara ndeshjes së parë çerekfinale kundër PSG: "Pas katër vitesh pa çerekfinale, fjala është emocion. Tashmë e kam thënë disa javë më parë se mund të ëndërrohej, se kishte emocione. Ne kemi mbërritur në momentin më të mirë të sezonit. Përballemi me një nga trajnerët më të mirë, Luis Enrique." Trajneri blaugrana vlerëson mikun Luis Enriquen, trajnerin e parisienëve: "Ju e njihni. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer personale me të, ai meriton të gjithë respektin tim. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe ka një ekip të krijuar për të fituar Champions League. Të dy po provojmë të njëjtën gjë. Luis Enrique, Guardiola, Arteta dhe unë jemi ADN-ja e Barçës. Katër trajnerë me ADN-në e Barçës në çerekfinale të Champions. Të dy po kërkojmë të njëjtën gjë, këtë ADN-në e Barçës që na identifikon dhe na bën krenarë”. Lexo më tejKërcënimi i Isis pështjellon Psg-Barcellona, Luis Enrique: "Jemi të shqetësuar" "Mbappé, Dembélé... e kështu me radhë. Duhet të jemi më të fortë se kurrë në nivel difensiv, sepse PSG është një nga më të mirët në tranzicion. Luis Enrique më dërgoi një mesazh në fund të shortit. Unë kam shumë respekt për të. Më tha se vajtja në Paris është një sfidë. Prandaj mendoj se ata janë favoritë", shtoi ai. "Tifozët e Barcelonës i pashë me shumë entuziazëm. Ka shumë dëshirë për të parë skuadrën nesër. Jemi në momentin më të mirë të sezonit, lojtarët janë të motivuar", nënvizoi Xavi.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI