Flash

Guardiola i dëshpëruar: "Fatkeqësisht nuk do të kem Walker, ishte njeriu i duhur për të kontrolluar Vicinius"

Lapsi.al 9 April 2024
Guardiola i dëshpëruar: "Fatkeqësisht nuk do të kem

“Ne kemi avantazhin që ndeshja e dytë do të zhvillohet në shtëpi, ku jemi vërtet të fortë”. Në prag të aktit të parë në Bernabeu të finales së parakohëshme kundër Real Madrid, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, tregon se ka një strategji të qartë për ndeshjen e dyfishtë kundër Los Blancos. "Të mundesh Real është e vështirë, ta bësh si vitin e kaluar është pothuajse e pamundur (4-0 në kthim në Angli, red.) - ishin fjalët e 53-vjeçarit spanjoll në konferencën për shtyp -. Qëllimi ynë nuk është të vijmë këtu vetëm për të kontrolluar ndeshjen. Duhet të përpiqemi ta ndëshkojmë Real duke shënuar gol. Këtu te City nuk mjafton të fitosh vetëm një herë Champions League".

Lexo më tej: Ancelotti 'zgjidh' ndeshjen me City: "E vendosin të mëdhenjtë. Vinicius e Bellingham impresionues" 

Sytë e Pep më pas përqendrohen te Bellingham, një nga rreziqet e mëdha në radhët e spanjollëve: "Diferencën e bën çfarë ke në kokë. Ai po kalon një sezon të shkëlqyer pavarësisht nga mosha e tij e re. Ai ka një karrierë mbresëlënëse para vetes. Nga këndvështrimi im mund të them që e dua këtë punë, më paguajnë mirë dhe e shijoj. Sezonin e kaluar kaluam ne, në të të mëparshmin u eliminuam për fare pak. Ne e dimë se çfarë do të thotë të luash në Bernabeu, për fat të keq nuk do të kemi Walker që ishte ideal për të kontrolluar dikë si Vinicius. Kemi disa mungesa, por na takon ne të gjejmë zgjidhje", tha Guardiola.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI