Flash

Video/ Leao në San Siro si Maradona në "Life si Life": konfrontimi është bërë viral

Lapsi.al 8 April 2024
Video/ Leao në San Siro si Maradona në "Life si Life":
Rafael Leao, në stërvitjen e nxemjes para Milan-Lecce i ka kujtuar të gjithëve legjendën Diego Armando Maradona. Në rrjetet sociale, në fakt, kanë vërshuar krahasimet e mëdha mes portugezit dhe argjentinasit, pasi numri 10 i kuqezinjve u filmua teksa mbante topin me kokë gjatë para-ndeshjes, së fituar më pas kundër skuadrës salentine. Në fakt, video të Leaos me topin në xhonglim po qarkullojnë në internet, të kompletuara me një krahasim video me të ndjerin Pibe de Oro në videon e famshme të nxemjes para ndeshjes kundër Bayern Munich në vitin 1989, në natën e "Life si life". Driblime me këmbë dhe me kokë, ekuilibër dhe kontroll me thembër që kanë dhënë shfaqje duke emocionuar tifozët. Gjatë kohës së tij te Napoli, Diego Armando Maradona magjepsi tifozët e të kaltërve si para ashtu edhe gjatë ndeshjeve të ndryshme në karrierë, duke i bërë të gjithë të habiteshin falë lojërave të tij të shkëlqyera. Gjatë viteve, lojtarë të ndryshëm janë përpjekur të imitojnë veprimet e Pibe De Oro, shpesh duke bërë edhe figurë të keqe. Lexo më tej"Kujton se është fenomen". Cassano shpërthen ndaj Leao, portugezi i përgjigjet: "Është një klloun" E tani, të shtunën, gjatë nxemjes para ndeshjes Milan-Lecce, talenti portugez i kuqezinjve, Rafa Leao, ishte protagonist i një spektakli që ekzaltoi tifozët në tribuna dhe ata në rrjetet sociale.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Sport Mediaset (@sportmediaset)

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI