Flash

Video/ Superkupa e Turqisë zgjat vetëm 2’: gol i Icardi, tërhiqet U-19 i Fenerbahce, por ishte plan i studiuar

Lapsi.al 7 April 2024
Video/ Superkupa e Turqisë zgjat vetëm 2’: gol i Icardi,
Që Superkupa e Turqisë mes Galatasaray dhe Fenerbahce nuk do të kishte jetë të gjatë, ishte kuptuar gjatë javëve të fundit. Polemika të forta në kampionatin turk e një asamble e klubit të famshëm turk që e kishte lajmëruar. E në fakt në minutën e 2’ të ndeshjes loja u ndërpre me vullnetin e Fenerbahce që u largua nga fusha e lojës me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar për Galatasaray nga Mauro Icardi.

PRECEDENTI

Fenerbahce, në polemika të hapura me Federatën Turke të Futbollit, fillimisht kërcënoi se do të tërhiqej nga të gjitha garat, përfshirë edhe kampionatin. Më pas klubi zyrtarizoi se do të dërgonte ekipin U-19 në fushë në Superkupë, por lajmëruan se ndeshja nuk do të zgjaste 90 minuta.

MOTIVI

Superkupa e Turqisë tashmë ishte shtyrë një herë pasi ishte planifikuar për 30 dhjetor në Ryad të Arabisë Saudite, por të gjitha palët ishin kundër dërgimit të një ndeshje kaq të rëndësishme në atë vend. Megjithatë, në javët e fundit Fenerbahce kishte kërkuar që të shtyhej afati dhe Federata Turke e Futbollit të vendoste një arbitër ndërkombëtar. Propozimet u refuzuan, kështu që Fenerbahcen fillimisht vendosi të zbriste në fushë me ekipin U 19 dhe tani të tërhiqej nga fusha.

SI MENDOHEJ TË ISHTE SKENARI I FENERBAHCE

Fenerbahce kishte bërë të ditur se do të paraqitej në ndeshjen kundër Galatasaray me ekipin U-19, dhe se gjithashtu do të dilte në fushë me vetëm 9 lojtarë. Më pas, tre prej tyre, menjëherë pas fillimit, do të simulonon një dëmtim, duke çuar në fakt në ndërprerjen e ndeshjes (ndeshja nuk mund të vazhdojë nëse një ekip është në fushë me më pak se 7 lojtarë). Një bojkot i bujshëm i paparë më parë në botën e futbollit. Por pse klubi i Stambollit nuk e shmang direkt paraqitjen në ndeshje? Sepse nëse do ta bënte këtë do të përballej me një sanksion të rëndë, dy vite pa mundur të luajë në Kupën e Turqisë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI