Flash

Video/ Salami iluzionon Kukësin, Tahiri shpëton Dinamon:mungesat penalizojnë Mehmetin

Lapsi.al 7 April 2024
Video/ Salami iluzionon Kukësin, Tahiri shpëton Dinamon:mungesat

Nuk ka fitues në Kukës, mes vendasve dhe Dinamos që ndahen 1-1. Blutë mbeten të fundit dhe kapen fort te rezultatet pozitive dhe loja, ndërsa kryeqytetasit rrezikojnë të arrihen në vendin e katërt nga Skënderbeu. Salami shënoi avantazhin për të besuarit e Devollit, barazoi Tahiri, në golin e parë në ndeshjen e parë si titullar.

Një pjesë e para pa shumë ritëm, me skuadrat të kujdesshme e me lojën që kishte vetëm shkëndija sporadike që sollën ndonjë emocion në Kukës Arena. Kukësi në emergjencë pikësh për mbijetesën inistoi që në fillim me Salami, që në minutën e 11 detyroi Salin të bënte ndërhyrjen e parë shpëtimtare. Portieri qetësisht priti edhe goditjen e dënimit të Mingo, ndërsa Denison nuk gjeti kuadratin në mundësinë e parë të mirë të Dinamos. Në minutën e 43' tentoi edhe Bardhi pa sukses, ndërsa në fund të kohës së rregullt Beshiraj bëri gjithcka mirë, por goditja ishte shumë qendrore për të rrezikuar Salin.

NDODH GJITHÇKA NË PJESËN E DYTË

Dinamo u mundua të rrisë lojën dhe me Denison e Bardhin, koleksionuan dy mundësi në harkun e dy minutave. Sidoqoftë, Mehmeti shtyu përpara skuadrën dhe Denison e Vila detyruan Tafas në një ndërhyrje të dyfishtë vendimtare, duke ndalur dy kërcënimet e nëndetëses. E pikërisht atëherë, Kukësi mori avantazhin papritur, në një aksion të lindur nga gabimi i Behiratche dhe finalizuar nga Salami në minutën e 69'. Goli i pestë në kampionat për sulmuesin, por gëzimi zgjati pak, sepse në të 74′ barazoi Tahiri. Një goditje në pozicion të vështirë me kokë, në krosimin e Qefalia, befasoi Tafas.

Video/ Goli i Salami

Mehmeti qan mungesat e rëndësishme të Kaçorrit, Goudjabi dhe Zabërgja dhe del me një pikë, që gjithësesi është më mirë se humbja. Devolli nuk mundet, por javët shkurtohen dhe me 26 pikë situata është më shumë se e vështirë.

Video/ Goli i Tahirit

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI