Flash

Verstappen pa rivalë në Suzuka: Hamilton katastrofik, Sainz i treti para një super Leclerc

Lapsi.al 7 April 2024
Verstappen pa rivalë në Suzuka: Hamilton katastrofik, Sainz i treti

Max Verstappen është i pandalshëm dhe fiton GP të Japonisë, raundin e katërt të sezonit të F1. Në Suzuka, në një garë me një start të dyfishtë pas flamurit të kuq të menjëhershëm për aksidentin që përfshiu Ricciardo dhe Albon në kthesën 3, holandezi mori në shtëpi suksesin e tij të tretë të vitit 2024. Verstappen e mbylli para shokut të tij të skuadrës në garazhin e Red Bull, Sergio Perez dhe Ferrarit të Carlos Sainz. Në këmbët e podiumit ishte SF-24 tjetër i Charles Leclerc, protagonist i një gare me një strategji me një ndalesë. Piloti nga principata, megjithatë, në xhirot e fundit nuk mundi të shmangte parakalimin e shokut të skuadrës në një garë të lirë dhe pa urdhëra ekiporë. Vështirësi të mëdha për Leëis Hamilton, i cili pasi la të kalonte Russell (i 7-ti) pësoi parakalime të shumta duke u renditur i nënti.

Në Suzuka një histori e përsëritur, me një Red Bull të pakapshëm dhe të pamposhtur në pistën japoneze Verstappen arrin i pari në flamurin me kuadrate. Holandezi menaxhoi garën në mënyrën më të mirë të mundshme, pa frikë apo të dridhura i mbrojtur nga shoku i tij i skuadrës Sergio Perez, i cili "mbikëqyri" RB20 të tre herë kampionit të botës. Verstappen fluturoi dhe nuk i lë asnjë shans askujt, as kur vonoi në pit stop duke humbur kryesimin e garës për disa xhiro. Por, parakalimi në pistë, sigurisht që nuk është problem për Verstappen, i cili arriti të kalojë fillimisht Norris-Russell dhe më pas Leclerc. Red Bull fiksoi kështu një tjetër fitore të dyfishtë me Perez të aftë për të vendosur Red Bull-in e tij përpara të gjithëve, përveç atij të holandezit.

PAS RED BULL VETËM FERRARI

Edhe një herë në podium, me tre nga tre (duke pasur një garë më pak për shkak të operacionit të apendesitit) për Carlos Sainz që mbylli GP-në japoneze në vendin e tretë në fund të 53 xhirove të drejtuara me dhëmbë të shtrënguara. Pavarësisht disa vështirësive dhe disa gabimeve, madrileni arriti të çojë SF-24 e tij në shkallën më të ulët të podiumit në një garë që e pa në duel me shokun e tij të skuadrës Leclerc në fund. Pa urdhra ekipi dhe me goma më të reja, spanjolli kaloi numrin 16 të Ferrarit shtatë xhiron nga fundi. Piloti nga principata, megjithatë, nishte autori i një GP që meriton duartrokitje.

Lexo më tejF1, Verstappen provokon Red Bull: “Aston Martin? Nuk e di as nëse do të garoj vitin e ardhshëm”

Garë e shkëlqyer, në fakt, për Charles Leclerc, i cili arrin të ecte gjatë me gomat duke përdorur strategjinë e ndalimit me vetëm një pit stop. Një ndalesë, ndër të tjera, e bërë në xhiron e 27-të pas një gabimi të vogël në luftën me Perez. Por më pas ferraristi ishte në gjendje të luftonte me McLaren e Lando Norris, të cilin e mbajti pas edhe pas pit stop-it.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI