Flash

Juventus i dashuruar me shqiptarët: Zhegrova në shënjestër të bardhezinjve, pas interesimit për Mitaj

Lapsi.al 7 April 2024
Juventus i dashuruar me shqiptarët: Zhegrova në shënjestër
Në fillim Mario Mitaj e tani Edon Zhegrova. Juventus duket i orientuar drejt futbollistëve shqiptarë, sidomos tani që duke filluar nga sezoni i ardhshëm nuk do të quhen më jo komunitarë. Bardhezinjtë kanë hedhur kështu sytë nga Edon Zhegrova, sulmuesi anësor i Lille. 25 vjeçari kosovar, por që ka luajtur një miqësore me Jordaninë me Shqipërinë, ka një kontratë në skadencë në vitin 2026. Zhegrova vlerësohet rreth 15 milionë euro. Bardhezinjtë janë interesuar për të edhe në rastet e operacioneve që kanë sjellë në Torino, gjithnjë nga i njëjti klub francez, fillimisht Timothy Weah e pastaj Tiago Djalò. Në të njëjtën kohë, Juventus nuk ka hequr nga vëmendja Mario Mitaj. 20 vjeçari i Lokomotivës së Moskës është futbollisti i ri i momentit. Djaloshi po tregon personalitet si në klubin e tij, ashtu edhe me kombëtaren. Vëzhguesit bardhezinj e ndoqën mbrëojtësin e majtë gjatë miqësores Shqipëri-Kili, ku pavarësisht humbjes 0-3 Mitaj e bëri punën e tij në mënyrën më të mirë. Lexo më tejMitaj, CIES e përcakton si kampioni i ardhshëm: Observatori i futbollit e rendit mes më të mirëve Sipas Tuttosport, rusët për mbrojtësin shqiptar kërkojnë 8-10 milionë euro. Një plusvalencë e mirë, duke qenë se vetëm në verën e vitit 2022 ata e morën Mitaj për 3 milionë euro nga AEK Athinë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI