Flash

"Kujton se është fenomen". Cassano shpërthen ndaj Leao, portugezi i përgjigjet: "Është një klloun"

Lapsi.al 8 April 2024
"Kujton se është fenomen". Cassano shpërthen ndaj Leao,
Antonio Cassano në Domenica Sportiva shpërtheu në kritika shumë të ashpra ndaj Rafael Leao, duke mohuar cilësitë e tij dhe rëndësinë e lojtarit. Numri 10 i Milan iu përgjigj në X duke e quajtur klloun. Antonio Cassano foli mbrëmë në Domenica Sportiva në Rai. Fjalët e tij shumë shpejt u bënë virale, sidomos për shkak të opinionit të shprehur për Rafa Leao.

CASSANO NUK ËSHTË NJË FANS I LEAO

Fantantonio tha: "Unë ende mendoj se është shumë tym, pa zjarr. Në rolin e tij Rashford shënon 30 gola dhe luan në një kampionat të mrekullueshëm duke luajtur edhe në fazën mbrojtëse, ashtu si edhe Foden dhe Kvaratskhelia. Seria A nuk është më në një nivel të lartë, kështu që ai mendon se është fenomen dhe ka njerëz që i shkojnë pas. Ai është një lojtar i mirë me forcë të madhe fizike dhe kaq. Atëherë njerëz si Kaká, Rui Costa, vetë Vinicius sot, sa duhet të paguhen? Ai kërkoi shumë para dhe ja dhanë, tani vlen 120, 130, 140 milionë? Për çfarë po flasim? Po flasim për një lojtar normal. Ka shënuar pak gola, për 5 muaj e gjysmë nuk ka shënuar në një kampionat koti. Duhet të kujtojmë se në Serie A nuk ka cilësi, nuk ka intensitet dhe nuk ka ritëm. Pastaj bën dy lojëra, dy përshpejtime dhe 'Aahh, është i fortë, ia vlen'. Çfarë ia vlen? Kur luaja 10, 15 vjet më parë, ai nuk do të kishte mundur të luante as në ekipe që luftonin për vendin e gjashtë apo të shtatë në tabelë. Kush është kampion për mua? Shikoni Lautaro: ai vrapon, lufton, sakrifikon veten, shënon gola, asiston, është lider. Lobotka, askush nuk flet për të. Dy vjet më parë thashë se ishte për Barcelonën apo Bayern. E pyetën Xavi se kë do të merrte në ekipin e tij, tha Lobotka. Problemi është se ka lojtarë dhe trajnerë që kanë shtyp shumë të mirë”.

PËRGJIGJA E LEAO NË X

Fjalët e Antonio Cassano nuk kaluan pa u vënë re. Tifozët e Milan mbajtën qëndrim kundër ish-lojtarit të kuqezinjve. Në fund të fundit, sezoni i Leao nuk është një dështim i tillë. Portugezi ka shënuar 12 gola dhe ka bërë po aq asiste në të gjitha garat. Ai është i aftë të çajë mbrojtjet dhe të ndryshojë ritmin e Milan. Është e vërtetë që ai pati një rënie gjatë sezonit, në të cilin nuk arriti të shënonte në Serie A për rreth 5 muaj, por ai mbetet një lojtar themelor për Milan. Vetë Leao, më pas, nuk i injoroi fjalët e Cassano dhe në X është përgjigjur, duke postuar ndërhyrjen televizive të ish-sulmuesit të Romës e Real Madrid, duke e komentuar me shumë fytyra kllounësh. Mesazhi i portugezit është mjaft i qartë, edhe pse përgjigja më e mirë që mund të japë është në fushë, ndoshta në derbi.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI