Flash

"Jam i frikësuar, askush nuk na mbron" Tetova apel FSHF-së e sulm arbitrit, Deliallisi: "Ishim superiore"

Lapsi.al 8 April 2024
"Jam i frikësuar, askush nuk na mbron" Tetova apel FSHF-së e

“Kishim një pjesë të parë të balancuar me disa gabime nga ana jonë, nuk mendoj se kishte presion shumë të madh nga ekipi i Erzenit në këtë pjesë. Thjesht ia dhamë ne topin në rastet që u krijuan. Pastaj ajo dalje me karton të kuq nuk e kuptoj pse të ndodhte, se provokimet erdhën nga stoli, me atë rast mendoj se u mbyll gjithçka". Edlir Tetova e ka humbur qetësinë pas humbjes me Erzenin, që e ka mbajtur Egnatian tre pikë larg Vllaznisë ndjekëse. Tekniku i rrogozhinasve pastaj bëri një apel drejtuar FSHF-së: "Nuk është se jam i qetë, jam pak i frikësuar se këtu çfarë nuk ndodhi. Ka presion të vazhdueshëm, pati edhe përleshje fizike. Unë nuk e kuptoj këtë lloj presioni çfarë është. Njerëz civilë, përderisa nuk ka kush të mbrojë, ndodhin këto gjëra".

Tetova pastaj u vërsul kundër arbitrit, për kartonin e kuq ndaj Spahiut: "I kuqi? Ngrihen stoli i Erzenit, shajnë lojtarin, ai shan mbrapsht. Të njëjtën gjë bëri edhe mbrojtësi i majtë i Erzenit, shau arbitrin e katërt. E njëjta situatë, lojtari im dënohet, i tyre jo. Suksese".

DELIALLISI: "ISHIM SUPERIORE"

“Dua të komplimentoj djemtë-për ndeshjen perfekte që zhvilluan. Merita u takon vetëm atyre, mënyra si e interpretuam ndeshjen nga e para deri në fund ishte gati në perfeksion. E neutralizuam kundërshtarin në çdo mënyrë, asnjë rast të pastër, duke ditur vlerat e vendin që ka kundërshtari. Në çdo rast ishim superiorë". Alfred Deliallisi, tekniku i Erzenit, është i kënaqur për mënyrën si është shprehur skuadra e tij dhe rezultati i marrë. Natyrisht, fitorja ndaj kryesuesve është një motivim për të tentuar deri në fund mbijetesën.

Lexo më tej: Video/ Zeka spektakolar, i jep shpresë Erzenit: nuk reziston dot Egnatia me 10 lojtarë

Një koment edhe për lojtarët e marrë në janar, nga vetë tekniku Deliallisi: "E kam thënë që prurjet e reja kanë dashur kohën e vet realisht. Edhe me Vllazninë kemi bërë ndeshje jashtëzakonisht shumë të mirë, me Laçin nuk ishte ndër më të mirat, por nuk u mundëm. Tani kanë hyrë në sinkron, kemi afruar shumë lojtarë në janar, kanë dashur kohën dhe tani është grupi i plotë. Koha nuk premton, por matematika na e lejon dhe jemi në rrugën për të arritur objektivin e sezonit”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI