Flash

Ancelotti "zgjidh" ndeshjen me City: "E vendosin të mëdhenjtë. Vinicius e Bellingham impresionues"

Lapsi.al 9 April 2024
Ancelotti "zgjidh" ndeshjen me City: "E vendosin të

Në prag të çerekfinales së Champions League, Carlo Ancelotti foli për ndeshjen e madhe kundër Manchester City. "Nesër aspekti mendor do të jetë i rëndësishëm. Ne duhet të kemi guxim dhe personalitet në fushë - shpjegoi trajneri i Real Madrid gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e ndeshjes -. Jam i bindur se do të japim maksimumin, kemi cilësi të mjaftueshme për të konkurruar". "Çfarë mësova nga viti i kaluar? Se ne luajtëm pa guxim dhe pa personalitet. Janë dy aspekte shumë të rëndësishme... dhe na munguan në rikthim - shtoi ai, duke rikthyer kasetën e kujtimeve në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar -. Natyrisht mungoi edhe loja. Ne nuk e menaxhuam ndeshjen në mënyrën më të mirë, ishte një çështje mendore dhe teknike. Ata na shtypën shumë dhe ne nuk dinim të propozonim zgjidhje të tjera."

Në funksion të ndeshjes ndaj Pep, Ancelotti nuk është aspak i shqetësuar për arbitrimin e ndeshjes. "Arbitri? Për t'u përgatitur për një ndeshje si kjo ka gjëra të tjera për të menduar - siguroi ai -. Ne kemi katër lojtarë që rrezikojnë me një karton. Nëse ata nuk luajnë, ndeshja e kthimit do të luhet nga të tjerët". "Para këtyre ndeshjeve jam gjithmonë nervoz, veçanërisht në orët para ndeshjes - vazhdoi Carletto, duke përshkruar emocionet e tij -. Fundi i ndeshjes është me të vërtetë një lehtësim, ditët pas janë më të qeta, por vuajtja është pjesë e punës, të mban gjallë: për mua është karburant”.

KUSH ZGJIDH NDESHJEN?

Pastaj disa konsiderata për protagonistët. "A do të jetë Vinicius vendimtar? Lojtarët e cilësisë më të lartë do të jenë vendimtarë," tha Ancelotti. "Ka shumë lojtarë nga të dyja skuadrat me shumë cilësi. Kjo do të përcaktojë ndeshjen, siç ndodh gjithmonë." "Bellingham? Ai është një lojtar fantastik, di si të hyjë në zonë në kohën e duhur. Fizikisht ai është shumë i fortë, ai mund të mbulojë shumë fushë dhe të kontribuojë shumë në mbrojtje. Ai krijon hapësira dhe mundësi për ne - shtoi Ancelotti -. Çelësi është se ai është shumë i pjekur, pavarësisht se është 20 vjeç. Ai është profesionist dhe modest, ai nuk na befasoi si lojtar, por si person".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI