Flash

Video/ Faull me dorë në zonën e Arsenal, arbitri qëllimisht nuk dha penallti: "Gabim fëmije". Tuchel i tërbuar

Lapsi.al 10 April 2024
Video/ Faull me dorë në zonën e Arsenal, arbitri qëllimisht
Spektakli i mrekullueshëm i ndeshjeve të Champions League të së martës mrekulloi tifozët, por nëse në Madrid arbitri Letexier ishte pothuajse perfekt, ndeshja në Emirates mes Arsenal dhe Bayern u njollos nga një episod i pabesueshëm dhe që tërboi trajnerin gjerman, Thomas Tuchel. Lexo më tejBayern Munich, ultimatum për Tuchel: nëse humbet me Arsenal, gati Klose Në minutën e 67' të ndeshjes, me bavarezët në avantazh 2-1, Gabriel Magalhaes mori me dorë në zonë topin e vënë sërish në lojë nga portieri i tij Raya pas fishkëllimës së arbitrit suedez Nyberg, por drejtuesi i ndeshjes, pavarësisht protestave nga Kane dhe lojtarët e tjerë miq nuk sinjalizoi penallti dhe shpjegoi se nuk e bëri këtë sepse ishte një "gabim prej fëmije".

TUCHEL I TËRBUAR

Në fund të ndeshjes Thomas Tuchel kritikoi ashpër arbitrin: "Ai bëri një gabim të madh, ishte një penallti e pastër për prekje me dorë. E di që është një situatë e çmendur, por ne jemi të zemëruar me shpjegimin e dhënë nga arbitri në fushë. Ai u tha lojtarëve të mi se ishte një 'gabim fëmije' dhe se ai nuk mund të fishkëllente një penallti të tillë në çerekfinale të Champions League. Është një shpjegim i tmerrshëm! Gabimi i një fëmije, gabim i një të rrituri, çfarëdo qoftë - ne ndihemi të zemëruar sepse ishte një vendim evident kundër nesh

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI