Flash

Video/ Olympiacos shkon në 3-0, Fenerbahce rikuperon në 3-2: Fiorentina del pa dëme nga Plzen

Lapsi.al 11 April 2024
Video/ Olympiacos shkon në 3-0, Fenerbahce rikuperon në 3-2:
Fiorentina barazoi 0-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Conference League kundër Viktoria Plzen. Në Çeki e vetmja mundësi e shkëlqyer e ndeshjes ishte ajo e sulmuesit vendas Vydra, i cili kontrolloi në zonë në minutën e 23' dhe, me të djathtën, e dërgoi topin ngjitur me shtyllën. Olympiacos në ndeshjen tjetër shkoi në avantazh 3-0 kundër Fenerbahce, por u rikuperua në 3-2 nga turqit, që tani shpresojnë në kthimin në Stamboll. Një ndeshje vërtetë jospektakolare e zhvilluar në Çeki mes Viktoria Plzen dhe Fiorentina për çerekfinalet e Conference League. E përfundimi (0-0) është mjaft domethënës. Fiorentina e teknikut Italiano, nëse përjashtohet një mundësi e mirë që pati Plzen në pjesën e parë me Vydra, praktikisht nuk pësoi asgjë. Por nga ana tjetër, Belotti dhe sulmuesit e tjerë nuk depërtuan dot prapavijën e Plzen. Edhe ndryshimet (brenda Nzola, Barak, Ikoné) nuk arritën të bënin keq. Përfundon kështu, me një barazim që mund të jetë i vlefshëm për Fiorentina dhe që shihet si fitore nga modestët e Plzen.

OLYMPIACOS 3-2 FENERBAHCE

Një ndeshje që mund të kishte vendosur kualifikmin, nëse Olympiacos nuk do të kishte ulur ritmin në pjesën e dytë, duke lejuar kthimin e Fenerbahce. Vendasit kaluan përpara në minutën e 8' kur Fortounis shënoi golin e parë. Një goditje që tronditi turqit, që pësuan edhe dyfishimin e Jovetic në minutën e 32', me asist të autorit të golit të parë. Furia e grekëve vazhdoi edhe me fillimin e pjesës së dytë kur Chiquinho bëri tris, duke e bërë të dukej një kualifikim i hipotekuar. Pikërisht këtu Fenerbahce ndryshoi marsh, duke e kuptuar situatën. Një penallti e Tadic në minutën e 68' i dha shpresë turqve, që ngushtuan edhe më shumë rezultatin 15 minuta nga fundi me Kahveci. Kështu, mbyllet 3-2 dhe në Stamboll do të jetë një betejë e vërtetë me të gjithë skenarët e hapur.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI