Flash

Video/ Shembet Liverpool në Anfield pas 33 ndeshjesh: Scamacca e Pasalic ekzaltojnë Atalantën: Roma thyen Milan

Lapsi.al 11 April 2024
Video/ Shembet Liverpool në Anfield pas 33 ndeshjesh: Scamacca e Pasalic

Spektakël në çerekfinalet e Europa League, me rezultate befasuese, ku spikat triumfi i Gjimshitit e shokëve të tij në Anfield Road. Atalanta në fakt çon Liverpool në buzë të greminës me një 0-3, me dygolëshin e Scamacca dhe rrjetën e Pasalic. Ka edhe 90 minuta ende, por italianët befasues rrezikojnë të eleminojnë bujshëm favoritët e mëdhenj për trofeun. Euro-derbi i parë vishet verdhekuq, falë një goli të Mancini. Kështu Roma kthehet të fitojë më në fund në San Siro, duke komplikuar kualifikimin e Milan. Fitore edhe për Bayern Leverkusen, 2-0 ndaj West Ham dhe Benfica 2-1 ndaj Marseille.

LIVERPOOL 0-3 ATALANTA

Rezultati më i bujshëm i çerekfinaleve të Europa League vjen nga Anfield Road. Arritje e madhe e Atalanta, në ndeshjen e parë kundër Liverpool. Gjimshiti e të tjerët shkatërrojnë Reds 3-0 dhe sigurojnë pothuajse kualifikimin për në gjysmëfinale. Gasperini i jep një leksion Klopp, falë dygolëshit të Scamacca (38' dhe 60') dhe golit të tretë të Pasalic në fund (83'). Një paraqitje praktikisht perfekte e Atalanta, që në 0-0 rrezikoi vetëm në të majtën e Elliott që goditi traversën dhe shtyllën (26'). Në pjesën e dytë Musso u mohoi anglezëve golin e nderit, por njeriu i ndeshjes ishte Scamacca. Reds nuk kishin humbur në shtëpi prej 33 ndeshjesh.

MILAN 0-1 ROMA

Në ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League, Roma mundi Milan 1-0 dhe i jep drejtim çështjes së kualifikimit me një fitore të fortë përpara raundit të dytë, të planifikuar për më 18 prill në Olimpico. Në San Siro në pjesën e parë, verdhekuqtë i befasuan kuqezinjtë me pozicionin e El Shaarawy, shfrytëzuan lirinë e Dybala mes linjave dhe e thyen ngërçin në ndeshje falë goditjes me kokë të mbrojtësit Mancini në zhvillimet e një goditje këndi. Një gol që shënoi garën dhe rezultatin. Në pjesën e dytë, në fakt, djemtë e Piolit rritën ritmin në kërkim të golit të barazimit, por skuadra e De Rossit shtrëngoi linjat dhe shpresat e kuqezinjve u përplasën në fund në një traversë të bujshme të Giroud nga një distancë e afërt.

NDESHJET E TJERA

Në natën kur Atalanta mundi Anfield (3-0) dhe Milani u mund nga Roma (1-0), Bayer Leverkusen u konfirmua si i pamposhtur në çdo garë. Xabi Alonso dhe Aspirinat e tij dominuan gjatë gjithë ndeshjes kundër West Ham, por depërtuan vetëm në minutat e fundit. Hofmann (83') dhe Boniface (91') bënë rezultatin 2-0. Ndërkohë, ndeshja në Estadio da Luz përfundoi 2-1. Benfica mundi Olympique Marseille, me Di Maria, Rafa dhe Aubameyang që shënuan golat e ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI