Flash

Video/ Aston Villa tregon 'dhëmbët', Lille futet në lojë 6' minuta nga fundi: Brugge fiton aktin e parë

Lapsi.al 11 April 2024
Video/ Aston Villa tregon 'dhëmbët', Lille futet në

Aston Villa triumfon 2-1 në çerekfinalen e parë të Conference League kundër Lille. Anglezët marrin aktin e parë në shtëpi dhe hedhin një hap drejt gjysëmfinales. Lille ka shumë punë për të bërë për të përmbysur rezultatin në kthim, pavarësisht rezultatit të ngushtë. Fiton edhe Brugge, falë një goli të Vetlesen në minutën e 6', duke mposhtur PAOK. Grekët do të tentojnë t'i bëjnë gjërat ndryshe pas një jave në Selanik.

ASTON VILLA 2-1 LILLE

Në Villa Park, Aston Villa e konfirmon veten si pretendenti kryesor për fitimin e trofeut të Conference League, kur kaloi 2-0 Lille. Francezët kishin pretendimet e tyre, por që duhet ti rishohin pas një rezultati, që i ka dhënë shumë prioritet të besuarve të Unai Emery për ndeshjen e kthimit. Ëatkins zhbllokoi ndeshjen në minutën e 13', duke shfrytëzuar një asist të McGinn. Njeriu asist kthehet në njeriun gol në minutën e 56'. Pikërisht McGinn shënoi golin e 2-0 që u duk se mbylli ndeshjen por nuk ndodhi kështu. Nëse Gudmundsson pa golin t'i anullohet me VAR në minutën e 63', në të 84' goli i Diakite ëhstë i vlefshëm dhe fut Lille në lojë. Një ndeshje e hapur, kualifikimi i të cilës vendoset pas një jave, pavarësisht avantazhit të anglezve pas ndeshjes së parë.

BRUGGE 1-0 PAOK

Brugge imponohet 1-0 në Jan Breydel Stadion, në ndeshjen e parë çerekfinale kundër PAOK. Grekët u dorëzuan në golin e shpejtë të Vetlesen në minutën e 6', por më pas mundën të dalin pa dëme të mëtejshme nga transferta belge. Brugge shty përpara për të gjetur një gol që do t'i jepte më shumë qetësi për kthimin në Selanik, por Kotarski ishte i kujdesshëm. Në kthim do të jetë një betejë e hapur, me PAOK që do të mundohet të shfrytëzojë faktorin fushë, për të mbushur handikapin e krijuar nga ndeshja e parë. Belgët shkojnë me një avantazh minimal, por pas një jave janë të hapur të gjithë skenarët.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI