Flash

Ferrari i Hysaj merr flakë me mbrojtësin e Lazios brenda: në makinë ishin edhe dy të tjerë

Lapsi.al 13 April 2024
Ferrari i Hysaj merr flakë me mbrojtësin e Lazios brenda: në

Frikë e madhe për Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Lazios dhe dy persona të tjerë (përfshirë vjehrrin e tij) u desh të dilnin me shpejtësi nga Ferrari i shkodranit që përfshi nga flakët në Grande Raccordo Anulare në Romë, për fat të mirë pa pësuar asnjë pasojë fizike. Ngjarja daton të dielën e kaluar, pak orë para derbit ndaj verdhekuqve dhe të tre personat u detyruan të dilnin në panik nga makina pasi vunë re një rrjedhje vaji dhe disa shkëndija. Makina me vlerë 160 mijë euro është djegur plotësisht.

Gazerta romane flet për një defekt të mundshëm prodhimi të makinës Ferrari, të blerë së fundmi. Në fak, aty citohen fjalët e vetë mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë Hysaj: "Makina u përfshi papritur në flakë, për fat të mirë nuk u lëndua askush, i shpëtuam rrezikut. Problem fabrike? Po, kështu është".

Lexo më tej: Lazio, nis epoka e Tudor: ndryshimi i modulit nxjerr Hysaj jashtë loje, edhe senatorët në rrezik

HYSAJ: "JAM MIRË, NUK ISHTE AKSIDENT"

Vetë futbollisti bardhekaltër, përmes rrjeteve sociale, i ka siguruar të gjithë për gjendjen e tij. "Jam mirë dhe njerëzit që ishin me mua janë mirë gjithashtu - ka shkruar Hysaj -. Një defekt në makinë ka shkaktuar ndezjen e zjarrit teksa po udhëtoja përgjatë rrugës. E vura re menjëherë situatën dhe ndalova, për fat pa asnjë dëm për njerëzit apo rreziqe të tjera". Gjithashtu futbollisti saktëson se “nuk ishte një aksident rrugor”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI