Flash

Video/ "Nuk e pranoj këtë pyetje": gazetari e tërbon, Ten Hag ikën nga konferenca e shtypit

Lapsi.al 14 April 2024
Video/ "Nuk e pranoj këtë pyetje": gazetari e tërbon,
Manchester United barazoi dje në Premier League dhe në konferencën e shtypit gazetarët i bënë pyetje të pakëndshme teknikut Erik Ten Hag. Holandezi nuk ka dashur të vuante sulmin verbal dhe u largua nga salla menjëherë.

TEN HAG IKËN NGA KONFERENCA E SHTYPIT

Manchester United barazoi 2-2 me Bournemouthin vetëm falë një dygolëshi të të zakonshmit Bruno Fernandes. Red Devils tashmë nuk mund të ëndërrojnë më për Champions League, por mbi të gjitha rrezikojnë të përfundojnë jashtë zonës evropiane. United është në vendin e shtatë vetëm 2 pikë mbi vendin e tetë të zënë nga West Ham. E mbi këtë fakt u ndalën gazetarët në konferencën për shtyp të Erik Ten Hag pas ndeshjes. Një pyetje që iu bë ishte: "Tani jeni të shtatët. Nëse përfundoni i teti, do të jetë renditja më e ulët në historinë e Manchester United që nga ekzistimi i Premier League. Mendoni se do të përfundoni mbi vendin e tetë?". Lexo më tejVideo/ Perlë e Fernandes, Salah shpëton Klopp: United ndal Liverpool, Arsenal e City e falenderojnë Ten Hag nuk reagoi mirë ndaj pyetjes dhe nuk e lejoi gazetarin të konkludonte. Ai u ngrit dhe u largua pasi tha: "Unë nuk e pranoj këtë pyetje. Kjo nuk është e rëndësishme tani".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI