Flash

Luis Alberto, thyerje totale e raportit: “Nuk dua më asnjë euro nga Lazio, kam kërkuar shitjen”

Lapsi.al 14 April 2024
Luis Alberto, thyerje totale e raportit: “Nuk dua më asnjë euro
Lazio fitoi lehtësisht ndaj Salernitanës, 4-1 në Olimpico. Bardhekaltrit luajtën një futboll vërtet të mirë, por asgjë nuk mjaftoi për të qetësuar protestën e tifozëve lacialë, të cilët kritikuan skuadrën para fillimit, gjatë ndeshjes dhe madje edhe pas golave të realizuar. Një situatë anormale dhe në fund edhe Luis Alberto shpalli lamtumirën në fund të sezonit. Një vit krejtësisht ndryshe nga ai i mëparshmi. Lazio është gjithashtu shumë larg zonës së Champions League, derbi mund të ishte një mundësi, por u humb. E tifozët e shfaqën zhgënjimin e tyre duke protestuar para ndeshjes dhe duke fishkëllyer vazhdimisht lojtarët. Nuk u ndalën edhe pas golave të shënuar dhe nuk shpëtoi as Felipe Anderson, që pritet të thotë lamtumirë në fund të sezonit (e pret Juve). Para ndeshjes u shfaq një pankartë shumë e qartë ku shkruhej: “Nuk je i denjë për fanellën tonë”. Me kartonë ku shfaqeshin numrat e gjashtëmbëdhjetë lojtarëve që dolën në fushë në derbi. Të gjithë të kontestuar. Me thirrje vetëm për Diego Simeone dhe presidentin Cragnotti, ai i titullit të dytë kampion. Me pak fjalë, një situatë shpërthyese dhe në fund të ndeshjes erdhi edhe lamtumira e Luis Alberto. Spanjolli pavarësisht se kishte kontratë deri në vitin 2027, kërkoi ndërprerjen e kontratës në fund të sezonit: "E ardhmja? Sinqerisht, është e vështirë për mua. Nuk do të jem në projekt vitin e ardhshëm, ia kam kërkuar klubit. Është e drejtë të largohem nga kjo skuadër, erhdi momenti. Kam kërkuar zgjidhjen e kontratës, nuk dua më asnjë euro”.

LUIS ALBERTO: "DO TJU KEM GJITHNJË NË ZEMËR"

Ndërkohë, vetë lojtari përdori rrjetet sociale për të sqaruar pozicionin e tij dhe për të ripërsëritur lidhjen me mjedisin e Lazios. “Jam mirënjohës për shfaqjet e dashurisë. Marrëdhënia ime me tifozët e Lazios është e shkëlqyer dhe është një krenari – ka shkruar Luis Alberto në profilin e tij në Instagram –. I falënderoj për gjithçka që kanë bërë në vitet e mia në klub, veçanërisht djemtë e Curva Nord dhe Tribuna Tevere që më kanë mbështetur gjithmonë". "Do tju kem gjithmonë në zemrën time - shtoi ai -. Do të vazhdoj të punoj shumë dhe të jap gjithçka në fushë deri në minutën e fundit të ndeshjes së fundit, siç kam bërë gjithmonë".
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Luis Alberto (@10_luisalberto)

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI