Flash

Video/ Inter ikën dy herë, Cagliari e arrin në 2-2: kundër Milan është e nevojshme fitorja për titullin

Lapsi.al 14 April 2024
Video/ Inter ikën dy herë, Cagliari e arrin në 2-2: kundër
Inter nuk shkoi përtej një barazimi 2-2 në shtëpi kundër Cagliari të drejtuar nga Ranieri dhe, pavarësisht se mbeti +14 ndaj Milan të vendit të dytë, ata nuk përfituan më tej nga ngadalësimi i kuqezinjve. Në San Siro, zikaltrit kaluan në epërsi dy herë, fillimisht me Thuram në minutën e 12' dhe më pas me penalltinë e Calhanoglu në minutën e 74'. Por ata u kapën gjithmonë nga kuqeblutë me Shomurodov në minutën e 65' dhe me golin e Viola pesë minuta nga fundi. Për të fituar titullin tashmë në javën tjetër, Inter duhet të fitojë derbin. Pikë e fituar nga Cagliari, që është një hap nga shpëtimi. Një barazim, ashtu si Sassuolo-Milan. Edhe Inter-Cagliari përfundoi 2-2 dhe lë të pandryshuar diferencën prej 14 pikësh mes kryesuesve zikaltër dhe kushërinjve të tyre ndjekës. Kjo do të thotë se në derbin e 22 prillit skuadra e teknikut Simone Inzaghi duhet të fitojë tre pikët për të siguruar matematikisht titullin e 20 në historinë e klubit. Lexo më tejJuventus u ndal në derbi, Allegri: "Mbrëmje ters për Vlahovic. E ardhmja? Të arrijmë njëherë objektivin" Në Giuseppe Meazza, zikaltrit kaluan në epërsi në pjesën e parë përmes Marcus Thuram, më pas u befasuan në mesin e pjesës së dytë me një goditje nga Eidor Shomurodov. Pastaj një prekje me krah në zonë nga Yerry Mina çoi menjëherë në 2-1 e Hakan Calhanoglu me penallti. Por në minutën e 82' Nicolas Viola përfitoi nga një qëndrim sipërfaqësor i mbrojtjes vendase dhe barazoi rezultatin.

Italy Serie A

Napoli 2-2 Frosinone Sassuolo 3-3 AC Milan Udinese 1-1 Roma (ndërprerë) Inter 2-2 Cagliari

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI