Flash

Video/ Uzuni gol në fitoren me Alaves: beratasi në dopio-shifra në sezonin e parë në La Liga

Lapsi.al 14 April 2024
Video/ Uzuni gol në fitoren me Alaves: beratasi në dopio-shifra
Granada ka mundur 2-0 Deportivo Alaves, por situata mbetet dramatike në renditje, me misionin shpëtim gjithnjë e më të vështirë. Tre pikët e fituara në javën e 31 të La Liga nuk e ndihmojnë shumë skuadrën ku luan Myrto Uzuni, që është e parafundit me 17 pikë, -9 nga zona e shpëtimit. Sulmuesi i kombëtares Uzuni në këtë pikë po mundohet të marrë maksimumin nga ky sezon, për të patur një të ardhme ende në La Liga. Uzuni në fakt ka shënuar golin e parë të ndeshjes kundër Alaves, duke shëndrruar një 11 metërsh në minutën e 9' të sfidës. Beratasi është treguar i ftohte përballë portierit, që edhe pse e ka kuptuar krahun, nuk ka mundur të ndalë dot goditjen e 28 vjeçarit. Uzuni shënon kështu golin e 10 me Granada në La Ligë dhe arrin në dopio shifra në sezonin e parë në kampionatin elitar në Spanjë. Lexo më tejManaj, Cikalleshi e Muçi me dopio shifra, Uzuni i ndjek: goleadori më 'i dobët' kuqezi është Broja Granada pastaj ka shënuar edhe golin e dytë me Boyé, në asistin e Ruiz, duke mbyllur ndeshjen në minutën e 38'. Granada është në vendin e 19 me 17 pikë pas 31 javësh, 9 pikë pas Celta Vigo, që përfaqëson zonën e shpëtimit me 28 pikë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI