Flash

Video/ S'ka më "Neverkusen": Bayer fiton titullin e parë në 120 vjet histori, tifozët pushtojnë fushën

Lapsi.al 14 April 2024
Video/ S'ka më "Neverkusen": Bayer fiton titullin e

Bayer Leverkusen është kampion i Gjermanisë për herë të parë në historinë e tyre! Kuqezinjtë mundën Werder Bremen 5-0 falë golave të Boniface (25'), Xhaka (60') e tripletës së Wirtz (68', 83', 90'), duke u shpallur kampionë me 5 javë avancë, në të 29 e Bundesligës. Udhëtim i pabesueshëm për skuadrën e Xabi Alonso, që barazoi serinë e ndeshjeve të pamposhtura të Juventus të Antonio Conte (43). Meisterschale 2023/24 i përket Aspirinave e menjeherë të gjithë tifozët pushtuan fushën, për një festë të çmendur.

Njëqind e njëzet vjet pa një Meisterschale, me vetëm dy trofe në palmares: Kupën UEFA 1988 dhe Kupën e Gjermanisë 1993. Reputacioni i "Neverkusen", megjithatë, lindi pas sezonit të jashtëzakonshëm 2001/02, kur, nga një tripletë e mundshme, klubi i Ruhr e gjeti veten me asgjë. Më pas mbërriti Xabi Alonso dhe Bayer Leverkusen madje mund të arrijë tripletën (me Europa League në vend të trofeut më prestigjioz të Champions).

Lexo më tejXabi Alonso 'thyen' merkaton e trajnerëve: vendimi i tij i habit të gjithë

Ndërkohë. Bayer solli në shtëpi kampionatin e parë në historinë e tij, duke ndërthurur rezultatet me një futboll të vlefshëm estetikisht. E më pas janë shifrat: asnjë humbje në 43 ndeshje të sezonit, gjysmëfinale e Europa League (me finalen e siguruar pas 2-0 ndaj West Ham) dhe finale e Kupës së Gjermanisë. Të gjitha këtyre duhen shtuar edhe ndeshjet e fituara apo të përmbysura në finale, duke demonstruar një forcë mendore të denjë për të mëdhenjtë.

TAKTIKAT E ALONSOS

Xabi Alonso, një bast i klubit, duke qenë se kishte drejtuar vetëm ekipet e të rinjve të Real Madrid dhe ekipin B të Real Sociedad, kishte mësues me vlerë absolute në karrierën e tij: Benitez, Pellegrini, Mourinho, Ancelotti, Guardiola dhe Del Bosque. Në thelb të gjitha njohuritë e futbollit botëror. Kredoja e tij taktike mund të ishte vetëm një përzierje e shumë ideve të ndryshme. Bayer i tij shfrytëzoi parimet e futbollit pozicional dhe relativ, me një rrjedhshmëri që mund të shihet që në fillim të aksionit. Duke filluar nga 4-2-3-1, “aspirinat” mund të ndërtohen me një 3+2 ose një 2+4.

Sigurisht, në fazat fillestare, i vendosur me tre, me Stanisic, ose Kossounou, që ngrihen në të djathtë dhe Grimaldo, anësori i majtë, që shtrëngohet pranë Tah, Tapsoba ose Hincapié. Rrjedhimisht, Frimpong ngrihet në mesfushë, duke bllokuar anësorin kundërshtar. Pjesa tjetër bëhet nga katërkëndëshi i mesfushës, me Palacios dhe Xhakën në një pozicion më mbrapa, dhe Wirtz dhe Hofmann, ose Adli, që zënë mesfushën. E gjitha kjo vetëm në nivel teorik, sepse interpretuesit e katrorit magjik shkëmbejnë pozicione, duke u afruar nga qendra apo nga jashtë për të shfrytëzuar shkëmbimet e ngushta, në fazën sulmuese, dhe të jenë gati për rikuperim të menjëhershëm, në fazën mbrojtëse.

Me pak fjalë, Xabi Alonso tregoi se si cilësia estetike e manovrës mund të kombinohet me efektivitetin në të dy fazat. Këto ditë, kjo nuk është diçka e vogël.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI