Flash

Ceremonia e hapjes së Olimpiadës në rrezik sigurie: Macron njofton planin B në Paris

Lapsi.al 15 April 2024
Ceremonia e hapjes së Olimpiadës në rrezik sigurie: Macron
Emmanuel Macron ka dalë hapur: Franca ka një plan B për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në rast të rreziqeve të tepërta të sigurisë. Këtë e bëri të ditur vetë presidenti francez, i cili zbuloi se si parada do të kufizohej në Trocadéro apo Stade de France. Parada e planifikuar tani për tani është përgjatë lumit Senë, në atë që do të ishte e para absolute, pra një ceremoni olimpike jashtë një impianti. "Ne do të kemi mjete të informacionit dhe shërbimeve të inteligjencës të mobilizuara totalisht - siguroi Macron -. Do të vendosim një perimetër të tërë sigurie rreth ceremonisë nga ditët, madje edhe javët e mëparshme" dhe "forcat e policisë do të mobilizohen në një nivel të jashtëzakonshëm". Rreth 10,500 atletë, mes tyre edhe ata shqiptarë, pritet të parakalojnë në zemër të kryeqytetit francez në bordin e varkave në lumin Senë përgjatë një rruge prej 6 kilometrash në ditën që do të nisin Lojërat Olimpike. Olimpiada e Parisit është e planifikuar nga 26 korriku deri më 11 gusht. Lexo më tejGjermania në alarm, pas Champions ISIS-K kërcënon edhe Euro 2024: "Thirrja e fundit" Fillimisht organizatorët kishin planifikuar një ceremoni madhështore hapjeje për rreth 600 mijë njerëz, shumica e të cilëve do të mund ta ndiqnin lirisht nga brigjet e lumit, por problemet logjistike dhe të sigurisë bënë që qeveria të zvogëlojë gradualisht ambiciet e saj. Në muajt e fundit numri i përgjithshëm i spektatorëve është përgjysmuar. Qeveria franceze ka vendosur gjithashtu që turistët të mos kenë akses falas në ceremoninë e hapjes për arsye sigurie. Aksesi do të bëhet vetëm me ftesë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI