Flash

Bonus ekstra për “Final Four”: skema që nuk e do askush, por garanton më shumë të ardhura për klubet

Lapsi.al 16 April 2024
Bonus ekstra për “Final Four”: skema që nuk e do askush,

Kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i sezonit të rregullt në kampionatin “Abissnet Superiore” ku të gjitha skuadrat po luftojnë për objektivat sezonal. Megjithatë spektakli i vërtetë i këtij edicioni do të nisë pas përfundimit të javës së 36-të. Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë edicion në kampionatin “Abissnet Superiore” do të aplikohet një formulë e re, “Final Four”.

Pas përfundimit të 36-të javëve, katër skuadrat më të mira të sezonit do të përballen me njëra-tjetrën për të shpallur ekipin kampion të këtij sezoni. Çdo gjë do të nisë me hedhjen e shortit që do të organizohet nga FSHF, menjëherë sapo të përfundojë java e 36-të e kampionatit. Skuadrat do të ndahen në dy vazo, ku në vazon 1 do të vendosen (vendi i parë dhe i dytë), ndërsa në vazon 2 (vendi i tretë dhe i katërt) dhe përmes shortit përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste.

KUSH FAVORIZOHET?

Në finale kalojnë ekipet fituese dhe ajo që duhet saktësuar është që skema “Final 4” favorizon skuadrat e renditura më mirë në klasifikim në dy ndeshjet gjysmëfinale. Kjo pasi vendi i parë dhe i dytë mund të sigurojë finalen edhe falë barazimit. Më pas do të luhet gjithçka në finalen e madhe për titullin kampion mes dy skuadrave që do të kualifikohen më tej. Ndërsa ekipet që do të eliminohen nga faza gjysmëfinale do të luftojnë për vendin e tretë.

MË SHUMË TË ARDHURA PËR KLUBET

Skema e re e kampionatit ka nxitur akoma edhe më shumë konkurencën dhe të gjitha skuadrat po luftojnë për objektivat e tyre. Jemi pesë javë nga fundi i kampionatit të rregullt dhe ende nuk është vendosur asgjë edhe për “Final Four”, por edhe për objektivin mbijetesë. Kjo skemë ka si synim për të afruar më shumë spektatorë në shkallët e stadiumit, për të promovuar sa më shumë kampionatin shqiptar dhe për t’u dhuruar tifozëve ndeshje me më shumë nivel në fundin e kampionatit.

Gjithashtu, një nga synimet kryesore është që klubet të përfitojnë më shumë të ardhura në përfundim të sezonit. FSHF ka përcaktuar shpërblimet për të gjitha skuadrat. Pas përfundimit të 36-të javëve ekipet e renditura nga vendi i parë në të katërt do të përfitojnë bonuset financiare të përcaktuara, ndërsa në “Final Four” ekipi kampion merr një tjetër shpërblim nga FSHF. Pra më shumë të ardhura për klubet dhe sfida që kanë të garantuar spektaklin.

KU DO TË LUHEN NDESHJET?

Të gjitha takimet e “Final Four” do të luhen në stadiumin “Air Albania” një nga impiantet më moderne që plotëson të gjitha kushtet, prandaj këto ndeshje nuk janë vetëm për tifozët e klubeve që do të përballen në “Final Four” por për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar që duan të ndjekin nga afër spektaklin.

FSHF ka nisur nga puna për të organizuar sa më mirë “Final Four” dhe siç është bërë e ditur ka nisur edhe shitja e biletave, ku është menduar që për të gjithë futbolldashësit të ofrohen edhe bileta me një çmim promocion për të gjitha takimet, për të përjetuar nga afër emcionet e “Final Four”. Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online në ebileta.al por edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi” në fashën orare 10:00-18:00. Biletat me çmim promocional do të shiten vetëm në dy pikat fizike.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI