Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Vëllai i Conte tallet me teknikun Inzaghi: "Ka nga ata që lexojnë historinë, e nga ata që e shkruajnë"

Lapsi.al 16 April 2024
Vëllai i Conte tallet me teknikun Inzaghi: "Ka nga ata që
"102 pikë! Ka nga ata që lexojnë historinë... e nga ata që e shkruajnë!". Është një thumbim i vërtetë ndaj Simone Inzaghi, që vjen nga profili në Instagram i Daniele Conte, vëllai i trajnerit të fundit që fitoi titullin me Inter. Inzaghi, pas barazimit ndaj Cagliari humbi mundësinë për të përmirësuar ose barazuar rekordin e pikëve në Serie A, të mbajtur nga Antonio Conte në pankinën e Juventus në sezonin 2013/14.

VËLLAI I CONTE TALLET ME TEKNIKUN INZAGHI

Në profilin e tij në Instagram, Daniele, vëllai i trajnerit Antonio Conte, ka bërë një postim dedikuar vëllait të tij. Njëkohësisht, postimi ka qenë edhe një ngacmim për Simone Inzaghi. Vëllai i Antonios në fakt ka publikuar një foto të Juventus 2013-14, të drejtuar nga trajneri barez, veçanërisht ato që tregojnë ish-trajnerin me fanellën 102, si pikët e shënuara nga bardhezinjtë në atë sezon dhe në Serie A. Një rekord që Interi i teknikut Inzaghi nuk mund ta arrijë dot këtë vit, pas barazimit me Cagliarin në javën e fundit të kampionatit. Lexo më tejVideo/ Inter ikën dy herë, Cagliari e arrin në 2-2: kundër Milan është e nevojshme fitorja për titullin Daniele Conte prandaj feston ruajtjen e rekordit të vëllait të tij dhe nën postim shkruan: "102 pikë! Ka nga ata që e lexojnë historinë... e nga ata që e shkruajnë! It's not for everyone.." Një referencë e qartë për teknikun Inzaghi, i cili lexon historinë e bërë nga Juventus i Antonio Conte, në atë sezon.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Daniele Conte (@dconted)

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI