Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Akuza për ngacmim seksual ndaj futbollisteve, dorëhiqet trajneri i Santos: Lima kërcënohet me vdekje

Lapsi.al 16 April 2024
Akuza për ngacmim seksual ndaj futbollisteve, dorëhiqet trajneri i
Një hije e re ngacmimi seksual bie mbi futbollin e femrave. Episodi i fundit vjen nga Brazili dhe ka të bëjë me Santos. Trajneri i ekipit të parë Kleiton Lima ka dhënë dorëheqjen orët e fundit, pas një proteste të fortë të lojtareve kundërshtare. Trajneri u pezullua nga klubi shtatorin e kaluar pasi shtypi vendas publikoi letra anonime të shkruara nga 19 lojtare, të cilat e akuzuan se kishin pësuar ngacmime seksuale nga Lima. Santos e kishte larguar përkohësisht nga detyra për të kryer një hetim të brendshëm, i cili megjithatë nuk dha asnjë konstatim. Kështu trajneri u rikthye në stol në fillim të prillit.

REVOLTA

Megjithatë, të premten e kaluar, para ndeshjes së kampionatit kundër Santos, lojtaret e Corinthians protestuan kundër pranisë së teknikut Lima dhe mbuluan gojën dhe veshët gjatë luajtjes së himnit brazilian. Kështu, trajneri vendosi të jepte dorëheqjen. “Për të ruajtur familjen, integritetin dhe vetë kompaninë, Lima ka kërkuar të ndërpresë marrëdhënien me Santos. Edhe pse është i bindur se nuk ka kryer asnjë nga veprimet për të cilat akuzohet, Lima e ka kuptuar se dorëheqja është zgjidhja më e mirë për të gjitha palët e përfshira”, thuhet në njoftimin e klubit. Lexo më tejVideo/ Dramë kombëtare në Brazil, ish-klubi i Pelé Santos rrëzohet në B: lot e përplasje të dhunshme pas disfatës Santos zbuloi gjithashtu se Lima ka marrë kërcënime me vdekje dhe se çështja është mbyllur për ta. Ai do të zëvendësohet nga Wesly Otoni si trajner i përkohshëm.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI