Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

"Pa gjumë mund të mbetem, vetëm nëse ha shumë": Ancelotti, i sigurtë në shtëpinë e City

Lapsi.al 16 April 2024
"Pa gjumë mund të mbetem, vetëm nëse ha

Rinis gjithçka nga barazimi spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë në Bernabeu. Tani Real Madrid duhet të luajë për të hyrë në gjysmëfinale të Champions League në shtëpinë e City. Sigurisht nuk është një detyrë e lehtë, por absolutisht e mundur. Carlo Ancelotti është i bindur për këtë: "Çdo vlerësim duhet bërë duke pasur parasysh atë që ndodhi një javë më parë dhe duke besuar në atë që po bëjmë sot. Ndeshja e fundit ishte e ekuilibruar, tani gjithçka mund të ndodhë. Besojmë se kemi cilësinë e nevojshme për ti krijuar probleme City. Është një përballje e hapur për të dyja skuadrat. Jemi të ndërgjegjshëm se mund të bëjmë më të mirën tonë. Janë shumë aspekte që duhen marrë në konsideratë, por duhet të jemi gati për gjithçka".

Një vigjilje plot tensione të cilën, megjithatë, Carlo Ancelotti arrin ta zbusë me ironinë e tij të zakonshme: “E vetmja gjë që do të më ndalojë të fle është nëse ha shumë këtë mbrëmje”.

Lexo më tejNë Etihad asnjë fitore për Real Madrid, Guardiola: "Dua një City të uritur, me Blancos asnjëherë ndeshje njësoj"

Duke u kthyer te ndeshja, trajneri i Real u ndal te dy protagonistët më të pritur: "Nëse flasim për individë, Haaland është një nga lojtarët më të rrezikshëm që ka City. Ai nuk u shfaq shumë në ndeshjen e parë, por ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin. Bellingham është gjithmonë një lojtar modern me shumë fizik. Për të ardhmen e Real Madrid ai do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm. Vetëm 20 vjeç, ai është një lojtar fantastik”.

BELLINGHAM: "ANCELOTTI MË BËRI LOJTAR MË TË MIRË"

Komplimentet reciproke nga vetë Bellingham, i pranishëm në konferencë së bashku me Ancelottin: "Ai të bën të besosh se je një lojtar më i mirë dhe është gjithashtu një person i jashtëzakonshëm. Ai më jep lirinë për të lëvizur në fushë, të bën të ndihesh i qetë. Ishte fantastike, duke më ndihmuar të përshtatem dhe të kuptoj potencialin tim, është hera e parë që luaja si numri 10. Në Dortmund isha më i thellë, kështu që është merita e tij nëse pata këtë impakt te Real".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI