Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

"Nuk e pashë", Luis Enrique eviton kartonin e kuq që i dha fitoren e flet për Mbappé: "Deri sa nuk ka folur..."

Lapsi.al 17 April 2024
"Nuk e pashë", Luis Enrique eviton kartonin e kuq që i dha
Trajneri i PSG, Luis Enrique, në zonën mikse u shfaq shumë i lumtur dhe i kënaqur me rezultatin dhe kualifikimin e marrë në Champions. Francezët triumfuan 1-4, duke arritur një përmbysje të dyfishtë të ndeshjes së parë dhe avantazhin provizor të Raphinha : “Ne e nisëm mirë, e dinim që do të kishte shumë gola dhe ishim të përgatitur për çdo skenar. Para golit të tyre, ata nuk iu afruan golit asnjë herë. Megjithatë, me një aksion spektakolare ata shënuan. Ne kishim dëshirën për ta përmbysur dhe ia dolëm me kartonin e kuq të tyre dhe tifozët mund të jenë krenarë". "Përjashtim i drejtë? Nuk e di, nuk e pashë mirë dhe po mundohem të futem në vendin e arbitrit të ndeshjes. Bëmë një hap përpara, askush nuk mendoi se ishim favoritë. Rasti e do që ta luajmë kundër Dortmund, që fitoi grupin tonë - nënvizoi Luis Enrique -. Ata luajnë mirë, ne i njohim dhe do të jetë një ndeshje e hapur". Lexo më tej: Barcelona jashtë Champions, Xavi i tërbuar: "I kuqi për Araujo? Arbitri shkëtarroi punën e një sezoni" Njeriu i mbrëmjes ishte Kylian Mbappé, e ardhmja e të cilit është ende një enigmë: "Le të presim që ai të flasë, situata ende po evoluon. Derisa nuk ka folur..."

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI