Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Romario nuk resht së habituri, në fushë në moshën 58 vjeçare: "Do të luaj me djalin tim"

Lapsi.al 17 April 2024
Romario nuk resht së habituri, në fushë në moshën 58
Romario, kampion bote në vitin 1994 me Brazilin, do të rikthehet në një fushë futbolli për të veshur fanellën e klubit i të cilit ka qenë president që nga janari, America Rio de Zhaneiro. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes Instagramit. “Nuk do të luaj të gjithë kampionatin, por disa ndeshje me ekipin tim të preferuar dhe do të realizoj një ëndërr të fundit: të luaj përkrah djalit tim”, tha kampioni brazilian, tashmë 58 vjeç, i cili u tërhoq nga futbolli në moshën 42-vjeçare. Lexo më tej"Ai është tradhëtar", "po e zë skleroza". Romario e Bebeto nga miqësia në urryejtje: shkaku është absurd Romario, i cili për të mos i munguar asgjë, është edhe senator në Brazil, ka nënshkruar një kontratë me pagë minimale. E madje, për arsye ligjore, duhet t'i kthejë paratë klubit të tij. Në nivel teknik, ai do të vendosë herë pas here, me trajnerin Marcus Alexandre, sesi do ta përdorë në fushë ish-kampionin e botës dhe një prej ikonave të Selecaos. Sigurisht, pavarësisht moshës së tij të avancuar, Romario është në formë të shkëlqyer fizike, duke qenë se zakonisht kënaqet me futbollin në plazhet e Rios, ku kalon shumë nga ditët e tij.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Romário (@romariofaria)

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI