Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

I biri Davide është sekreti i Carlo Ancelotti: vendimtare në taktikë e në zgjedhjen e goditësve të penalltive

Lapsi.al 18 April 2024
I biri Davide është sekreti i Carlo Ancelotti: vendimtare në

Dikush te Real Madrid, për të nënvizuar madhështinë e teknikut Ancelotti, shtoi: "Për më tepër, kur ai duhet të merret me evolucionin e një lloji tjetër futbolli nga ai me të cilin është mësuar, ai mund të besojë te djali i tij Davide". Epo ky është një nga rastet kur aftësitë i kalojnë edhe klishetë e atyre që mendojnë se, si i afërm, i ke dyert të hapura. Rëndësia në stafin e të atit, të të parëlindurit të tij, është një fakt dhe ndeshja e fituar në Mançester është një demonstrim i madh për këtë.

I FRYMËZUAR NGA ARSENAL

Para së gjithash, plani i garës. Davide Ancelotti, me kolegët e tij, studiuan performancën e Arsenal më 31 marsin e kaluar, i cili doli nga Etihad me një barazim 0-0 bazuar në një bllok të ulët mjaft larg logjikës taktike të teknikut Arteta. Gunners arritën të kthehen në shtëpi me një pikë falë sakrificës difensive, me repartet afër, sulmuesit gati për të bërë presion, e ndihmesa të ndërsjella... Real Madrid bëri diçka të ngjashme, me shkëmbimet mes Valverde dhe Carvajal, Vinicius gati të mbyllte Rodri, Nacho ndaj Haaland, i bllokuar në goditjet e lira nga Bellingham, Mendy që markonte Bernardo Silva dhe një unitet synimi dhe sakrifice që ndaloi presingun e vazhdueshëm të vendasve.

Në ndeshjen e Premier League, zotërimi i City ishte 73% kundrejt 27 të Arsenal, me 700 pasime kundrejt 269. Në ndeshjen kundër Real, 920 pasime në favor të vendasve dhe 457 të miqve me 68% zotërim për anglezët kundrejt 32 për spanjollët. Shkurtimisht, ngjashmëritë me ndeshjen e 31 marsit mbështeten edhe nga shifrat.

PENALLTITË

Është një aspekt tjetër që e vendos Davide Ancelotti në qendër të ndeshjes në Mançester. Këtë e ka bërë të ditur Cadena Ser: “Ne u konsultuam me babain për zgjedhjen e atyre që do godisnin penalltitë. Me ndihmën e Kepa dhe disa lojtarëve ndërruam disa prej tyre”, tha djali i teknikut. Një ndryshim i minutës së fundit që e ndihmoi Real të arrinte në gjysmëfinale të Champions League.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI