Flash

Champions, Bayern-Real hap programin e gjysmëfinaleve: ja datat e oraret

Lapsi.al 18 April 2024
Champions, Bayern-Real hap programin e gjysmëfinaleve: ja datat e oraret
Katër skuadrat gjysmëfinaliste të Champions League janë përcaktuar tashmë zyrtarisht. E bashkë me emrat e dalë prej betejave të çerekfinaleve të kthimit, është i ditur edhe rrugëtimi që ishte përvijuar në shortin e hedhur në Nyon, përpara ndeshjeve të 1.4 të turnout. Nis gjithcka të martën e 30 prillit me Bayern Munich-Real Madrid. Në 1 maj, pastaj, Borussia Dortmund-Psg, ndërsa një javë më pas do të luhen ndeshjet e kthimit. Me emocionet e çerekfinaleve ende në zemër dhe imazhet ende para syve të tifozëve, UEFA ka shpallur datat dhe oraret e gjysmëfinaleve të Champions League. Për ndeshjet e vajtjes nis gjithçka me supersfidën Bayern Munich-Real Madrid. Ndeshja do të luhet të martën më 30 prill në orën 21:00. Ndërsa Borussia Dortmund-PSG është planifikuar për të mërkurën e 1 majit në orën 21:00. Lexo më tej: Video/ Arsenal 'përgjumet', Kimmich i ndëshkon: Bayern Munich fluturon në gjysmëfinale të Champions Një javë më pas janë planifikuar ndeshjet e kthimit: PSG-Borussia Dortmund të martën më 7 maj në orën 21:00 dhe Real Madrid-Bayern Munich të mërkurën, 8 maj, në orën 21:00.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI