Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Real Madrid, Ancelotti: "Krenarë, të mundësh Manchester City na jep mundësinë të fitojmë Champions"

Lapsi.al 18 April 2024
Real Madrid, Ancelotti: "Krenarë, të mundësh Manchester City
Carlo Ancelotti dhe Real Madrid eliminuan Manchester City me penallti dhe fitojnë kalimin në gjysmëfinalen e Champions League, ku do të përballen me Bayern Munich. Një ndeshje që shkoi përtej kohës së rregullt dhe u luajt për më shumë se 210 minuta, në të cilat në fund triumfuan spanjollët. Tekniku i Blancos, në konferencën për shtyp, u shpreh krenar për ekipin e tij: “Jam shumë i lumtur, e dinim se duhej të vuanim dhe vuajtëm. Një ndeshje shumë e vështirë, por për të fituar dhe për t'u kualifikuar duhet të kishim këtë sjellje. E nisëm mirë, pastaj ata luajtën dhe na vunë në vështirësi. U treguam të qetë e të durueshëm, në fund fituam". "Jam shumë krenar për fazën e mbrojtjes sepse nuk jemi mësuar ta bëjmë kështu. Zumë hapësirat dhe ishim kompaktë. Nuk është e lehtë të kesh më shumë kontroll në ndeshjen kundër City, ata janë kampionët", tha Ancelotti. Më pas ai shtoi: "Goli na bëri të mbylleshim prapa, nuk kishim nevojë të luanim në mënyrë ofensive. Ishte një gol i bukur, më pas luajtëm në kundërsulm dhe mund t'i kishim shfrytëzuar më mirë". Lexo më tej: Guardiola ironizon Real Madrid: “I përgëzoj për aftësinë e tyre mbrojtëse” Megjithatë, sa i përket trofeut të 15 të mundshëm të Champions League për Los Blancos, ai iu shmang çdo pyetjeje: “Së pari le të mendojmë për gjysmëfinalen. Në tre vitet e fundit kemi luajtur me City dhe ata janë më të mirët në Evropë. Mundja e tyre ishte një mundësi për të fituar një tjetër Champions League”, e mbylli Ancelotti.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI