Flash

Video/ “Player of the Week”: ndali Nunez e Salah në Europa League, Berat Gjimshiti çmim nga UEFA

Lapsi.al 19 April 2024
Video/ “Player of the Week”: ndali Nunez e Salah në Europa
Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League. Ashtu si në Anfield Road, mbrojtësi shqiptar i bergamaskëve ishte pikë force edhe në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpool. Një nga faktorët kryesorë, që bënë zikaltrit të siguronin kualifikimin historik për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Kontributi i kapitenit të Kombëtares shqiptare në prapavijë ishte i jashtëzakonshëm. Gjimshiti ishte i pakalueshëm për Nunez, Salah, apo cilindo nga ofensiva e Reds që u mundua të kalonte në ato anë. Ai ndali aksionet e rrezikshme të lojtarëve të Liverpoolit dhe në fund u përzgjodh nga UEFA si lojtari më i mirë i sfidës. Nuk mbaroi me kaq, vlerësimi për qendërmbrojtësin. UEFA hapi votimin për të zgjedhur edhe lojtarin më të mirë të raundit të dytë të çerekfinaleve të Europa League. Gjimshiti ishte më i votuari dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare mundi Jordan Veretout, Gianluca Mancini dhe Matej Kovar që shkëlqyen me paraqitjet e tyre, por jo mjaftueshëm për të kaluar atalantinin.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI