Flash

Video/ Xabi Alonso nuk donte Milan përballë, kualifikimi i Romës ekzalton Bayer: plasin polemikat

Lapsi.al 19 April 2024
Video/ Xabi Alonso nuk donte Milan përballë, kualifikimi i Romës
Një vit nga hera e fundit Roma dhe Bayer Leverkusen do të ndeshen sërish në gjysmëfinalen e Europa League. Gjermanët, fitues të freskët të Bundesligës dhe ende të pamposhtur, eliminuan West Ham dhe një episod interesant në fund të ndeshjes së kthimit po bën xhiron e rrjeteve sociale. Pas bilbilit të fundit në stadiumin Olimpik, Xabi Alonso shihet duke vëzhguar sekondat e fundit të Roma-Milan. Ajo që bie në sy është festa e stafit të tij për lajmin se verdhekuqtë kanë kaluar në raundin tjetër. Me sa duket gjermanët i frikësoheshin më shumë kuqezinjve, të cilët me meritë përfunduan të mundur në të dyja ndeshjet. Lexo më tej: Video/ Roma me 10 lojtarë në gjysmëfinale, fundoset Milan: i pathyer Bayer, Gjimshiti eliminon Liverpool Tani do të jetë në dorën e teknikut De Rossi të shfytëzojë videon e 'inkriminuar' për të nxitur më tej ekipin në funksion të ndeshjes së dyfishtë të planifikuar për 2 dhe 9 maj. "Nuk e kam parë skenën, ndoshta kanë një ndjenjë hakmarrjeje, duke parë ç'ndodhi vitin e kaluar. Por Xabi ka qenë gjithmonë një zotëri", ishte komenti i parë i trajnerit të verdhekuqve, pasi mësoi reagimin e gjermanëve.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI