Flash

"Fati ishte me ne": Fagu me mendjen te derbi, Deliallisi i tërbuar me Migone: "Si mund ta humbte"

Lapsi.al 19 April 2024
"Fati ishte me ne": Fagu me mendjen te derbi, Deliallisi i

“Janë 3 pikë të rëndësishme, ata humbën një penallti dhe fati ishte me ne sot. Reaguam shumë mirë duke kontrolluar ndeshjen dhe shënuar golin e dytë". Erbim Fagu i gëzohet pikëve, edhe pse e di se ka shumë punë përpara, me misionin kupë, ku duhet rikuperuar humbja me Kukësin dhe pastaj derbi me Partizanin. "Besoj që po, kemi besim për të kaluar në finale pasi kemi lojtarë me ekspericencë. Do të japim maksimumin në ndeshje për të fituar dhe kualifikuar në finalen e Kupës", premtoi Fagu.

Ndoshta mund të humbasësh kampionatin, por jo derbin me Partizanin: kjo është filozofia e tifozëve të Tiranës dhe Fagu e di mirë: "Është ndeshje derbi, nuk mund tja gjesh rezultatin, do bëjmë maksimumin për të fituar, ai është objektivi ynë, do jetë e luftuar dhe për të vazhduar rrugën për në “Final Four”. Dy gola janë shumë por edhe pak me Kukësin, shpresojmë ta zgjidhim sa më shpejt atë ndeshje. Sdo kem gjumë deri pas të mërkurës”.

DELIALLISI: "NUK E DI SI MUND TË HUMBET AI RAST"

“Nuk e di personalisht se si mund të humbet ai rast nga 5 metra, më duket e pamundur. Pastaj mënyra se si e pësojmë golin nga hiçi me një brishtësi. Pastaj pjesa e dytë që humbëm penalltinë. Normal gjëra që ndodhin por ndikojnë në mentalitetin dhe psikologjinë e lojtarëve. Më pas kur kundërshtari të godet përsëri, aty mbaron historia". Alfred Deliallisi është i dëshpëruar, me Erzenin gjithnjë e më pranë rënies nga kategoria. Tekniku e ka me Migone, që humbi një mundësi të artë para portës.

Lexo më tejVideo/ Tirana e katërta, presion para derbit: penalltia e Abazajt e supergoli i Jonuzit fundosin Erzenin

Tani, sidoqoftë, mbijetesa është kompromentuar rëndë: "Është e vështirë, pothuajse e pamundur. Ne kemi pishmanet tona. Lojtarët që erdhën në janar nuk u përshtatën me ekipin. Jemi me të njëjtit lojtar. Zëvendësimet nuk është se rrisin rendimentin ose volumin e lojës. Edhe sot i bëra dhe nuk ndryshoi asgjë”, tha Deliallisi.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI