Flash

"Faleminderit Zotit që e shënuam atë penallti"; Gvozdenovic e goli i Rashicës që dënoi Devollin

Lapsi.al 19 April 2024
"Faleminderit Zotit që e shënuam atë penallti";

"Për pikët jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur. Në pjesën e parë ndoshta Kukësi mund të shënonte gol nga goditja standarte, por sot ishim skuadra më e mirë dhe e merituam fitoren". Ivan Gvozdenovic është në qiellin e shtatë, pas fitores në transfertë me Kukësin. Tekniku i Skënderbeut tani e ka synimin të qartë, për një vend në Final 4.

“Tani për “Final 4” nuk e di se çfarë mund të them - tha Gvozdenovic -. Pas një fitoreje të gjitha skuadrat janë për “Final 4”, pas një humbje janë për poshtë. Nuk e di ç’të them sepse diferenca është shumë e vogël. Kundër Erzenit kemi një ndeshje të vështirë. Ne jemi gati dhe do të luftojmë por nuk mund të themi a jemi për “Final 4” apo për rënie".

Gvozdenovic pastaj u kthye te episodi i penalltisë, që zgjidhi ndeshjen. Tekniku ndryshoi goditës dhe lëvizja rezultoi i suksesshëm: "Ndoshta Nikaj u mërzit që nuk e gjuajti penalltinë, por më mirë të rrijë i mërzitur sepse Rashica e shënoi atë penallti. E kjo ishte e rëndësishme, mund të shënonte edhe ai, por kjo është e rëndësishme”, e mbylli teknikun.

DEVOLLI: DO NXJERRIM LUANIN NGA KAFAZI NË KUPË

“Të vjen keq të humbasësh sepse na jepte shumë shpresë fitorja për mbijetesë. Keqardhje sepse ishte ndeshja më e bukur që kur drejtoj këtë ekip. Bëmë një ndeshje të mirë, por u ndëshkuam me episode. Nganjëherë edhe VAR ndaj ne është ndryshe. Duhet të shohim para, sepse kemi ndeshje të tjera". Bledar Devolli përtypet hidhur, por nuk mund ta ndryshojë dot dëmim që u bë. Kukësi i tij është gati i rënë edhe matematikisht, gjë që do të ndodhë nëse Teuta fiton ndeshjen e saj nesër.

Lexo më tejVideo/ Rashica udhëheq Skënderbeun drejt katërshes: Kukësi një pikë larg Kategorisë së Parë

Shpresa e vetme për të bërë më pak të hidhur rënien nga kategoria është Kupa e Shqipërisë, ku Kukësi është pranë finales: “Naryrisht që besojmë te kualifikimi. Jo vetëm avantazhi I ndeshjes së parë, por edhe loja e mirë na jep besim se do të shkojmë në finale. Kukësi do nxjerrë luanin nga kafazi, nuk mund të dorëzohemi”, përfundoi Devolli.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI